Pas votimit të dekretit për shkarkimin e Fatmir Xhafës në Kuvend, Rama ka komanduar Sandër Lleshin ministër të Brendshëm. Kryeministri ka vendosur ta shoqerojë vetë Lleshin në ministri në prezantimin me stafin, të pranishëm ishin ish-ministri Xhafaj, drejtori i policisë së shtetit, Ardi Veliu dhe katër zv/ ministrat e Brendshëm, Romina Kuko, Rovena Voda, Besfort
Pas votimit të dekretit për shkarkimin e Fatmir Xhafës në Kuvend, Rama ka komanduar Sandër Lleshin ministër të Brendshëm.
Kryeministri ka vendosur ta shoqerojë vetë Lleshin në ministri në prezantimin me stafin, të pranishëm ishin ish-ministri Xhafaj, drejtori i policisë së shtetit, Ardi Veliu dhe katër zv/ ministrat e Brendshëm, Romina Kuko, Rovena Voda, Besfort Lamallari dhe Julian Hodaj.
Prezantimi është zhvilluar me dyer të mbyllura, dhe ka zgjatur rreth 25 minuta, më pas kryeministri dhe ish-ministri Xhafaj janë larguar, ndërsa nuk kanë preferuar që të bëjë asnjë koment.
Lëvizja e kryeministrit për të komanduar Lleshin ministër erdhi pas vendimit të Presidentit për të refuzuar dekretin për gjeneralin. Nisur nga situata e krijuar, Rama e emëroi zv/ ministër dhe e komandoi duke nxjerrë jashtë loje kreun e shtetit. Presidenti u shpreh dje se nuk do të lejonte përpjekje sfiduese, ndërsa tashmë pritet që kush do të jetë reagimi i Ilir Metës, që aktualisht ndodhet në një vizitë zyrtare në Itali.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *