Si të mbrohemi nga virozat e stinës

Në  këto  ditë  nëntori  ndryshimet e temperaturave dhe  lagështira  në  ajër  na krijojnë probleme të shumta shëndetësore  dhe ne duhet të marrim masa për të parandaluar  dhe për tu ruajtur nga virozat e stinës. Po çfarë duhet të bëjmë  për t’u  mbrojtur nga gripi,që rrezikon të na mbajë    deri në një javë të shtrirë në

Në  këto  ditë  nëntori  ndryshimet e temperaturave dhe  lagështira  në  ajër  na krijojnë probleme të shumta shëndetësore  dhe ne duhet të marrim masa për të parandaluar  dhe për tu ruajtur nga virozat e stinës.

Po çfarë duhet të bëjmë  për t’u  mbrojtur nga gripi,që rrezikon të na mbajë    deri në një javë të shtrirë në krevat? Më poshtë do të gjeni 9 keshilla te  vogëla  të cilat janë shumë të thjeshta  dhe kushdo nga ne  mund  t’I aplikojë pa asnjë problem.

1.Të lajmë duart,pasi bakteret e fshehura  në to mund të percjellin në organizem mikrobet ,nëse me duar të palara prekin  mukozën e hundës apo sytë.

2.Konsumoni ujin,pasi kështu e  ndihmoni sistemin  imunitar te luftoje  në mënyrë efikase  gripin.

3.Gjumi.Nëse flemë  7-9 orë  në ditë  arrijme ta përballojmë më mirë gripin.

4.Konsumoni hudhra.Hudhra  ka rezultuar  mjaft efikase  në luftën kundër virozave të stinës.

5.Evitoni pirjen e alkolit,pasi ai dobeson sistemin imunitar.

6.Bëni ushtrime gjimnastikore.

7.Qeshni,pasi optimizmi  perveçse na mban  në formë  të mirë shpirtërore ,ndihmon dhe ne përmirësimin e gjëndjes  shëndetësore.

8.Risni dozat e zinkut ,pasi ky mineral  e lufton shumë mirë  virusin e gripit.

9.Bëni masazh,sepse në këtë mënyrë  ndihmoni në pëermirësimin e qarkullimit të gjakut.

Pergatiti:Franceska Kordalli

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar