Të paktën 17 vetë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një sulm në një kolegj në Krimesë të aneksuar nga Rusia. Zyrtarët fillimisht thanë se një ‘pajisje eksplozive e paidentifikuar’ u shpërthye, por tani thonë se të gjitha viktimat vdiqën nga plagët me armë zjarri në kolegjin teknik në Kerç. Hetuesit rusë
Të paktën 17 vetë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një sulm në një kolegj në Krimesë të aneksuar nga Rusia.
Zyrtarët fillimisht thanë se një ‘pajisje eksplozive e paidentifikuar’ u shpërthye, por tani thonë se të gjitha viktimat vdiqën nga plagët me armë zjarri në kolegjin teknik në Kerç.
Hetuesit rusë thanë se një student 18-vjeçar i cili identifikuar si Vladislav Roslyakov ishte përgjegjës për sulmin dhe se ai kishte vrarë veten.
Roslyakov besohet të ketë hapur zjarr ndaj atyre brenda ndërtesës.
Incidenti fillimisht ishte përshkruar si një ‘akt terrorist’, por komiteti hetimor i Rusisë tani e ka riklasifikuar atë si ‘vrasje masive’.
Njësitë kombëtare të rojeve u dërguan në vendin e ngjarjes.
Një zyrtar lokal tha se shumica e viktimave ishin studentë të kolegjit teknik, i cili është një shkollë profesionale për 850 adoleshentë.
Viktimat janë marrë në spital dhe ka nisur një operacion shpëtimi, transmeton BBC.
Katër aeroplanë ushtarakë ishin të gatshëm për të dërguar të plagosur në spital dhe ishin gati për të marrë viktimat nëse ishte e nevojshme, tha ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu.
/objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *