Agron Tufa padit adashin e tij, Alibalin

Shkrimtari dhe studiuesi Agron Tufa dhe njëkohësisht Drejtor Ekzekutiv në ISKPK, ka paditur dje në prokurorinë e Tiranës, me akuzën për shpifje  Z. Agron Alibali cili është avokat i posaçëm me Frost & Fire Consulting dhe jeton në Amerikë.   Me anë të një postimi në facebook, Tufa bëri me dije padinë dhe arsyen duke

Shkrimtari dhe studiuesi Agron Tufa dhe njëkohësisht Drejtor Ekzekutiv në ISKPK, ka paditur dje në prokurorinë e Tiranës, me akuzën për shpifje  Z. Agron Alibali cili është avokat i posaçëm me Frost & Fire Consulting dhe jeton në Amerikë.

1b13a045cc85d3d49aa915873f357042-6mzycl4q3avndje8lgxn5pyrumafgtszfwhk4bqjx2g

 

Me anë të një postimi në facebook, Tufa bëri me dije padinë dhe arsyen duke i fotografuar dhe më pas duke i publikuar në profilin e tij.

 

Para disa ditësh Alibali postoi një shkrim te Panoram online, ku shkruhej me tendencë kundrejt Tufës, pasi ai ishte në një aktivitet mbi përkujtimet e maskarave të komunizimit,  ku  shkruhej: “Kjo lidhja këtu ka një foto fantastike: Zisin e Turpit. Me paret e PNUD-it është marrë Zisi me qira si simbol i mjeteve të transportit nën diktaturë. Shefi i PNUD-it në Shqipëri, kanadezi i lehtë Brian Ëilliams, që ka financuar 140,000 Euro bashkë me Ambasadorin italian për të shpikur “Aushvicin” shqiptar në Tepelenë, nuk ka as drojtje dhe as pikën e idesë se si po keqpërdorohet, dhe hipën lart në Zis.

Nuk e di i varfëri se në të nëjtin Zis është edhe Agron Tufa, që ka bërë deklaratën e  tmerrshme famëkeqe anti-Semite nga auditoret e UET-së. Pra, PNUD-i në “banëagon” me antisemitizmin më makabër… Jo vetëm që PNUD-i financon projekte anti-historike e antikombëtare, por tani na del edhe me akte të hapta anti-semite”.(TemA)

Ndërsa Tufa qe përgjigjur me  një shkrim po tek Panorama, ndërkohë që tashmë e përfunduar me paditje.

Ja postimi i Tufës:

“Avokatet e diktatures, enveristët, kjo racë mazokiste, pa dinjitet, këta shpifës të zellshëm e servila të atyre qe i kanë zhburrnuar e poshtëruar, këtyre qoleve të djeshme e të sotme pra, si shpifësi Agron Alibali, u duhet treguar vendi, keshtu, para drejtësisë. Është krejt tjeter punë pastaj nëse drejtësia ëshë prej të njëjtës lënde me këta qenie të ulëta…”

43180669_10217266973257569_9066827252079001600_n

/Objektiv.al/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar