Piktorja Shpresa Milaqi Bajko ,veprat e saj të gdhendura e thurur ndër ngjyra

              Një prej shumë artisteve që lëvrojnë artin e pikturës në Shqipëri është edhe piktorja e talentuar Shpresa Milaqi.Ku më së shumti lёvron pikturat realist-ekzistenciale.Vjen si piktore e formësuar me talent dhe dije në Liceun Artistik “Jan Kukuzeli” në vitet 1984-1988.E ushqyer me punvn dhe pasionin për lëvrimin e

 

Shpresa Bajko1

 

 

 

 

 

 

Një prej shumë artisteve që lëvrojnë artin e pikturës në Shqipëri është edhe piktorja e talentuar Shpresa Milaqi.Ku më së shumti lёvron pikturat realist-ekzistenciale.Vjen si piktore e formësuar me talent dhe dije në Liceun Artistik “Jan Kukuzeli” në vitet 1984-1988.E ushqyer me punvn dhe pasionin për lëvrimin e pictures nga mjeshtër të Artit në Shqipëri siҫ ishin,mjeshtëri i skulpturës monumentale Idriz Balani, dhe piktori Skёnder Kokobobo.Pas një kohe relativisht të gjatë  të heshtur njëzet vjeҫare,rikthehet si një frymëzim dhe shpresë,për të mos u ndalur duke na përcjellë mesazhe mes  pikturash të ndryshme në veprat e saj të derdhura në shumëllojshmëri ngjyrash,ku përҫojnë jetë, forcë, realitete dhe imagjinatë.Shpresa Milaqi vjen si një risi e re në atelietë e femrave Shqiptare .Si një piktore që na nderon dhe emocionon  me veprat e saj,që kur ndodhesh aty në atelienë e saj sheh  plot gjallëri nё pikturat e ndryshme  dhe  dallon jetë,të transmetohet ndjesi pozitive dhe shpresё.Por jo vetëm,ajo gjithashtu ka dhe një profesion tjetër, aty në një pjesë të ateliesë është e vendosur një makinë qepjeje,aty ku i marrin edhe disa minuta të tjera të konsiderueshme ,po ashtu me rëndësi për artisten.

Publiku artdashës Durrsak ,por jo vetëm,janë të ndikuar në mesazhin dhe bukurinë , që mbartin pikturat e saj jo vetëm në ekspozitat e saj të kuratuara në Galerinë e Artit Pamor,“ Nikolet Vasia”,dhe me shikuesit që e duan  artin si dhe në rrjetet  e ndryshme sociale.

Shpresa Milaqi,ndonëse një grua familjare, në një moshë të mesme,vishet me një eksperiencë dhe pjekuri të denjë,spikat gjithashtu një brishtësi pamore dhe një butësi të paqtë,bukurisë të të shprehurit  plot ndjenjë dhe frymëzim ,duket se këto  janë ҫelsat e frymëzimit të saj  për të pikturuar të bukurën në veprat  plot ngjyra,bukuri e cila rrjedh paralel nga ajo që buron nga brendia e saj duket se  në tërë gjykimin,mendimin dhe mesazhin piktural,brenda tyre në thelb është vënë vetë  piktorja e personalizuar me to emocionalisht dhe mendërisht.

INTERVISTA E ZBARDHUR

1-Cilat dhe si kanë qenë fillesat tuaja të lëvrimit të piktures dhe sa e rëndësishme ka qënë kjo zgjedhje për ju ?

Fillesat kanë qënë që në moshë të hershme që në fëmini në kurset e pikturvs ndiqja  mësimet në Shkollvn “Adem Reka” sot “Qemal Mici”, vazhdoja kursin me mësuesen e vizatimit ndërkohë që në klasë të tetë punova një akuarel qv i tvrhoqi  vëmendjen  shumë bashkëshortit të saj që është piktor goxha me emër Vasil Kokoshari dhe në klasë të tetë  vazhdoja kursin me të derisa konkurova në Durrës dhe fitova të drejtën pranë Liceun Artistik “ Jan Kukuzeli ”

“Mujo Ulqinaku”  dikur dhe  studimet ishin 1984-1988 dikur në Liceun Artistik dhe u diplomova në kategorinë e pestë,  në atë kohë piktore skenografe.

–          Dhe besoj  ishte një experiencë shumë e bukur , pasi dhe është eksperienca e parë?

–          Normal sepse ishte një zgjedhje që u bë vetë nga ana ime nuk ishte një zgjedhje e detyruar , plus që na e bënë dhe më të dashur si degë edhe profesorët që  kishim , sepse ishte brezi më i mirë i piktorëve të asaj kohe , që ndiqnim studimet  dhe ata kujdeseshin për ne , ishte brez vërtet profesorë shumë , shumë të mirë.

–          Gjë për të ciln mund ta themi edhe për profesorët e brezave në vijim apo kan ndryshuar pak doni të thoni ?

Gjërat kanё ndryshuar,  por ata ishin piktorë me eksperiencë , vinin nga fusha e artit me punime për shumë e shumë vite me radhë , krijime nga më të ndryshmet  , që nuk mund ta them dot për sot sepse… .

-E thoni me shum nostalgji këtë  pjesë.

-Është për të  pas  nostalgji sepse kur mësimet i mer nga dikush që  ka krijimtarin e tij ndër vite , smund të them dot siҫ mund ti marësh nga dikushi që sapo ka dal nga bangat e shkolls , nuk është e njejta gjë.

2-Në ekspozitën e përvitshme që është bërë “ Pranvera Art” 9 2018 M 2 Prill ishit pjesë e artistëve në sallën ku organizohej ceremonia e hapjes së tyre në Muzeun Historik Kombëtar . Si u ndjetë dhe me ҫfarë pikturash u përfaqsuat në këtë rast?

–          Ishte hera e dytë që mora ftesën për të marë pjesë në Prannvera Art 8-tën dhe me qen se ecuria aty ose më sakt  punët e mija u mirëpritn , mora ftesën tek Pranvera Art 9-të . Që u zhvillua në Maj , mora pjesë me dy akuarele , më përzgjodhn dy akuarele , Vajza me biҫikletë dhe zogjtë , ishte teknikë më ndryshe nga të tjerët diҫka më e veҫantë sepse pjesa më e madhe përfaqsohen me vaj , dikush skulptur, dikush qeramik,  akuareli ishte vajza me biҫikletë .

–          – Pse pikrisht kjo se kjo tërheq vëmendjen ?

–          Jan … Jo,  kto jan dy pun që jan përzgjedh nga vetë administratorët e Pranvera Art dhe gjetën dy punë që ishin me ,, stil si të thuash me qenien me frymorë,  njëra ishte me vajzën dhe tjetra me zogjtë , nuk ishte thjesht një peisazh i zakonshëm. Më shumë  ka të bëjë me lëvizjet me njerëzit  sepse peisazhi është gjini shumë e përsritur , ndërsa kto ishin diҫka më ndryshe.

3 – Ҫfarё ju pëlqen më shumë si zhaner piktura apo rrobaqepsia ? Dhe në qoftëse do t’ju duhej të zgjidhnit kë do të zgjidhnit?

–          Piktura të mbush , ndërsa rrobaqepsia thjesht do të mbaj, atë që të jep piktura nuk ta jep asgjë tjetër .

–          – Cila të jep më shumë në kuptimin e mbushjes së shpirtit tuaj ?

–          Në kuptimin shpirtëror, atë që ta jep piktura nuk ta jep asgjë tjetër , sepse është diҫka që  të mbush të plotëson si njeri, futesh dhe të rrëmben, është antistres dhe plus mund ti kënaqesh dhe gjësë që mund të realizosh.

4-  Cila ka qenë piktura juaj e parë ?

–          Mbas shkëputjes prej njëzet vitesh , piktura e parë ishte portreti i djalit , dhe siҫ duket ishte ai i mbarë dhe pasuan shumë e shumë të tjera .

–          A keni qenë pjesë e evenimenteve jashtë Shqipëris  ? Po pjesë e ndonjë ҫmimi ?

–          Këto janë evenimente që zhvillohen më shumë për promovimin  e artit , kryesisht janë të  akuarelit , është promovimi i akuarelit në botë . Janë marë ,, kam marë pjesë në shumë evenimente dhe jam në pritje të disa të tjerave ku kam aplikuar dhe kam fituar pjesëmarrjen në to . Siҫ jan përshembull ?

–          Kam marë pjesë vjet në Itali në prill , në korrik isha në Kosovë , në Prishtinë , në shtator mora pjesë me një nga punët e mija sepse prezantimi do bëhej me një punim që është pjesmarrja Ndërkombëtare , normale që është e drejta e gjithsecilit të mari pjesë  vetëm me një punim dhe formati është i saktësuar,  nga vetë organizatorët , që mund të jesh pjesmarrëse , në shtator në Indonezi , në tetor në Vietnam.  Në fund të vitit në dhjetor isha në Berat me një ekspozit mbarë Shqiptare , është një ekspozitë e përvitshme , në nder të Eduard Lir , në mars në Bangladesh , në prill ishte ekspozita e “Pranvera Art”. Në Itali jam në maj , me tre deri më shtat maj dhe në Republikën Ҫeke  organizohet në gusht, aty kam aplikuar dhe është  fitu.

–          Ҫmime thatë jo,  sepse janë thjesht promovime të artistëve me veprat e tyre ?

–          Nuk është se organizohen aktivitete me ҫmime , kto janë thjesht promovime  artistësh nga  e gjithë bota,  kryesisht tek ne teknika e ekuarelit ,  pothuajse është një teknikë jo shumë e lëvruar edhe   në  shkollë  , që vazhdohet vetëm tek  viti i   parë të liceut punohet në ekuarel , më pas punohet në vaj,  në akrilik dhe akuareli është teknika më e vështirë .

–          Ndoshta ky është një faktor pse ai  mungon ?

–          Është faktor , që fillojnë duan të  krijojnë dhe nxitjen e artistëve të lëvrojnë akuarelin , të shtohet edhe numri i tyre.

5- Cilat ishin arsyet e shkëputjes tuaj për rreth 20 vite nga piktura pse ?

–          Po sepse  rrethanat janë të atilla , që  të krijohet mundësia të bësh diҫka tjetër dhe do lihet menjan jo  se don por që  … .

6- Nëse do ju ofrohej mundësia të largoheshit nga Shqipëria do largoheshit ?

–          Jo, jo , jo  jeni e kënaqur këtu ?

–          Jam e kënaqur këtu në qytetin tim .

7- Cila është piktura që ka lënë mbresa përgjatë gjithë  jetës tuaj dhe pse ?

–          Portreti i babait tim, është një punë  shumë ..  portretret i vogël , është një punë  jo në kanavac por është  në fibёr  është një portret që duket sikur flet dhe po ta shikosh duket si 3D ngado të kthehesh duket sikur të shikon.

-Dukeni  se jeni shumë e lidhur me babain  .

–          Po është ai që më ka mbështetur në rrugën e artit gjithmonë. Është ai që edhe kur vinte i lodhur  nga puna,  mua më duheshin skicat  për në Lice duhej numri i saktë e gjitha ishte detyrë ai ashtu do pozonte , smë ka thënë kurrë që është e pamundur sot , por që dhe e pëlqente.

–          Në muajin Prill eshte realizuar dhe  ekspozita personale me  punimet   e piktores,  të cilat do të jenë në vaj dhe akuarel.

 

Kjo ishte një intervistë e ngrohtë e rrethuar nga punime që të mbushin me mesazhe plot vlerë dhe optimizëm. Aty në ato piktura përqafohen plot jetë  me jetë  me ta jo vetëm Piktorja jonë nga Durrësi Shpresa Milaqi,  por ҫdo qytetar Shqiptar .

                                                                                                                                                                                                                             

                                                                                                                                                                                                                                         Përgatiti F.Bushi

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar