Të qëndrosh do të thotë të sakrifikosh duke qëndruar edhe pse me plot mangësi dhe pakënajqësi, të rikthehesh është kufiri kohë dhe kujtim , që të bëjnë të ndihesh i humbur, por të largohesh do të thotë i fituar duke humbur shumë e fitorja ska shumë kuptim . Por sfida është jo e thjeshtë. Do
Të qëndrosh do të thotë të sakrifikosh duke qëndruar edhe pse me plot mangësi dhe pakënajqësi, të rikthehesh është kufiri kohë dhe kujtim , që të bëjnë të ndihesh i humbur, por të largohesh do të thotë i fituar duke humbur shumë e fitorja ska shumë kuptim . Por sfida është jo e thjeshtë.
Do vish për kafe ? Dhe pasi shkon aty shpesh largohesh se ska vend. E fasada pasqyron atë që thjesht nuk po gjen asnjë zgjidhje. Shumë prej nesh dhe pse të ndryshëm gjendemi po në të njejtin vend si të barabartë. Por fatkeqësisht barazia do të thotë thjesht i njejti vend për tu ulur aty. E pasqyrojm situatën më thjeshtë duke u nisur nga një detaj real dhe sfidues, për situatën në vend dhe shoqërinë, ndoshta kemi aq para sa për një kafe sigurisht pa gjykuar duke treguar realitetin tonë, pse jo , por janë ato para që prindërit e shesin një shishe qumësht me të njejtën vlerë , ku pret në fundjavë që t’ia japin fëmijëve të mos ndahen nga shoqëria . Apo prêt nga vëllai, motra , po nga emigrimi. Rifilloni avazin. E ku i gjejn paratë ? Këtu pra ! E fatkeqësisht , kjo është gjendja reale. Punë ! Po , puna është , ajo duhet gjetur por ku është ofruar ? Njëkohësisht arsimimi kërkon përkushtim, vëmendje dhe kohë . Shpesh puna për tu gjetur është e pamundur. Por kafet mbeten po plot . E sigurisht ku do i qajmë problemet ? Por aty ka dhe të lumtur që kanë ofruar premtime që do zgjidhen.
Sa e vështirë është shpesh midis dilemës së përzgjedhjes së asaj që duam dhe duhet dhe asaj që është dhe kërkohet me apo pa deshirën tonë , përzgjedhje e detyrueshme . Tashmë kjo është një gjendje e vërtetë aktuale dhe trishtuese në vendin tonë sepse shohim që dëshira për tu larguar është shumë më e madhe se optimizmi dhe puna, për të ndërtuar jetën në ATDHENË tonë. Por pse ndodh kështu vallë? E kush jam un që ta gjej ? Por ne me dëshirën, për të qëndruar me optimizmin se do përballemi me pamundësitë dhe pakënaqësitë së bashku e gjejmë zgjidhjen .Janë shumë faktorë, pse jo ato politik, ekonomik, social apo dhe shumë arsye që ndonjëherë edhe vetë nuk janë të qartë , se pse? Por vetëm thonë atë shprehjen e shumëdëgjuar “Do iki jashtë “. Vërtetë trishtuese sepse është një ikje jo thjesht nga Shteti, por dhe nga vetvetja sepse ndjenja e të ndjerit i huaj nuk është aspak e mirë e siç thuhet se guri i rëndë peshon në vend të vet . Por përseri ambicja dhe ndjenja e pakënaqësisë apo vështirësitë që perballesh në jetë me situata dhe mënyra të ndryshme , thua dhe mendon se gjen zgjidhje thjeshtë të largohesh. Por në thelb, aspak kjo nuk është zgjidhje edhe nga vetë kjo zgjedhje, por thjesht një arrati nga ajo që se sfidojmë dot , ajo pjesë që na bën si të huaj , paaftë, pafuqishëm dhe të denjë për të jetuar një jetë të qetë e të lumtur. Shpesh dëgjojme sa mire të ikim jashtë, pasi për fëmijët do të kenë arsim më të mirë , kushte më të mira, të ardhme shumë më të mirë ….Apo për të rinjtë që shprehen që do të kemi një jetë më të lumtur, punë më shumë, qetësi dhe kushte më të mira. A te rinj studente me idene se studimet jashtë kanë më shumë vlerë , do jenë më të mira e me një kulturë të re shumë e shumë arsye pafund . Por a është vërtetë kjo zgjedhja më e mirë? Un, ne largohemi nga kombësia,identiteti dhe toka , gjuha, traditat, vlerat e atyre paraardhës fisnikë , që ndër vite jan trashëguar , mbrojtur nga të parët tanë , por jo vetëm, ata kanë sakrifikuar ndër shekuj që sot ti gëzojmë ne të lirë dhe të plotmerituara me të drejta te plota?! Janë shumë komponentë që kanë ndikuar në këtë formulë ideologjike të përvetësuar nga të gjithë Atdhetarët tanë që e quajnë veten Atdhedashës , por që vazhdojnë më tej me mendimin se në këtë vend nuk jetohet… Sa fatale , pasi ne jemi një popull që vërtetë jemi jo i madh me numër apo në sipërfaqe , por i mbushur me virtyte dhe pasuri të paçmueshme si në aspektin kulturor, shoqëror, artistik apo dhe atë të pikturimit të vetë natyrës në bollshmërinë e bukurisë së saj , por janë pikërisht rrënjët e hidhura, në politikat që po ndiqen nga ajka e shoqerisë , ajo që komandon dhe urdhëron, janë pikërisht ata që e nxjerrin këtë rezultat sipas eksperimenteve që po përdorin në këte vend dhe shoqëri , sigurisht jo vetëm , pasi jemi dhe ne pjese kontribuese e këtij eksperimenti duke qënë se i përkrahim thjesht sepse jemi me njërën apo tjetrën parti . Deri kur ne do zgjedhim partit ne kemi gabuar, që këtu e sigurisht kjo lidhet dhe me zgjedhjen po të gabuar, mirë po iki nga vendi e gjeta zgjidhjen . Kur zgjedhim një parti dhe jo sipas meritokracisë , si rini shpesh përzgjedhja e tillë kthehet fatale për vetveten dhe më gjerë ku ne vendosim pa seriozitet, midis asaj çfarë duhet të fitojm sepse i meritojmë dhe asaj çfarë e pranojmë thjesht sepse na ofrohet . Më shumë duhet të fitosh respektin ndaj vetes , si një popull që ka kërkesat, dhe parimet që i fiton mbi gjithçka edhe kjo fitohet jo thjesht kërkohet tek ne si rini .Të jesh një popull apo shoqëri e nënshtruar edhe kur ty të cënohen të drejtat e tua të plotmerituara, nuk të tregon aspak të bindshëm, por nëse je kërkues dhe përzgjedhës në atë çfarë meriton, vërtetë e atëherë dhe të përzgjedhurit janë më korrektë dhe të ndërgjegjshëm se me çfarë niveli intelekt-aftësish shoqërore si të rinj që jemi , një popull i tërë që jemi është ndërtuar pa pasur asnjë faj të ndjehemi fajtorë apo si popoll i pafuqishëm shoqëri më shumë e arsimuar, e përgatitur e kërkuese përzgjedhëse e ftohtë e jo me pretendimin se është ai mik apo i famshëm i fuqishëm apo shumë justifikime të tjera . Por me meritat e fituara që ne i vlerësojmë si të tilla dhe i duam pjesë të ajkës në shoqërinë tonë , atëherë struktura shoqërore në çdo komponent si në atë politik, kulturor, artistik ,,,etj. Do të ishte një shoqëri me një arkitekturë shumë më të qëndrueshme të mirë dhe ofruese për të thënë po dua të qëndroj! Ne do të qëndrojmë! Kjo është një mënyrë të themi se ne vërtetë kemi arsye për të qëndruar në Atdhenë tonë sepse kemi qëllime dhe objektiva, ato për të cilat duhet të sakrifikojmë, punojmë dhe aftësohemi në një përgatitje të saktë dhe këmbëngulëse, me motivin se e drejta fiton në fund dhe e mira fiton mbi gjithkënd e gjithçka , nëse ti vërtet dëshiron te qëndrosh dhe ndërtosh këtë po me mënyrë të mire, pasi akiteketët e jetës jemi ne , ne jemi ata që e përbëjmë shoqërinë tonë ne i zgjedhim . A mendojmë kështu ne sa mund të mendojnë realisht kështu ? Atëherë rezultati i zgjedhjes është aftësia jonë që kemi pasur për të zgjedhur. Ne do të qëndrojmë sepse ne duam dhe do të qëndrojmë. Por të dua të qëndroj dhe të qëndroj , kjo vetëm është si një mjegull , që mbulon qiellin, bie apo jo shi spo shoh aspak ku as nuk dihet. Ndoshta do ishte shumë më mirë të bëjmë të paktën një herë në jetë atë që duam dhe pse pa pasur më të mirën duke sakrifikur .
Koha flet atë që ne vendosim dhe të zgjedhësh rrugën më të thjeshtë të largimit nga Shqipëria, gjen zgjidhje duke humbur , me sakrifcën . Në anën tjetër me dëshirën për të qenë pjesë e ndërtimit të vendit dhe me zemrën plot për të kontribuar që të jetë sa më mirë është forma më e ashpër e zgjedhjes nga pakënajqësitë e kushteve , mundësive që ofrohen por jo vetëm. Dhe një zgjedhje e mbushur me sakrifica, shpesh plot , për të rijntë që sfidohen nga papunësia dhe pamundësia për arsimim . Por durimi dhe puna së bashku me vullnet , arrin një kuptim, nëse zgjedhja jonë në fund është dëshira për ta parë më mirë vendin tonë duke i qëndruar pranë, të jemi këtu dhe pse me shumë mangësi, kushte të vështira, ekonomi të varfër e shumë pakënajqësi të luftojmë ti realizojmë të mirat që meritojmë po këtu. Dhe kudo të shkojmë ndoshta jo ekonomikisht por do jemi të paplotësuar, bosh duke ditur se mundesha dhe aty, por me pendesën se nuk isha aty u dorzova pa luftuar. Mungon ky është halli jonë i vërtetë dhe medimi se e kemi më thjeshtë diku tjetër në të vvrtetë më shumë humbasimse fitojmë duke u larguar. Ne humbasim me vetveten dhe kjo është ajo që na bën dhe më të humbur . Fatkeqësisht rini e dobët jemi dhe e lëshuar në dorëzim , e gatshme vetëm për të pritur aty ulur. Fatkeqësisht zgjedhja për tu larguar nuk është zgjidhje por shmangie nga realiteti duke u larguar. Un flas për veten por jo vetëm dhe për për problemet të cilat na prekin të gjithve me apo pa kontributin tonë për ti skalitur më tej apo për ti ndaluar ato. Aty ku shoh dhe të tjerë brenda këtij rrethi të gjerë , që sillet herë me largime e herë me rikthime, por nga ato ku shpesh harrohen dhe shumë fjalë shqip , pa dashur dhe nga ato vetë e me një mall të ndezur në ftohtësinë e xhepit të tyre thjesht shumë më plot , por me zemrat në mall të kohëve të humbura larg në bosh .
Përgatiti: F. Bushi
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *