8 Marsi gruaja tregon se zëri i saj duhet të dëgjohet

Jo Festë! Dita Ndërkombëtare e Gruas . 8 Marsi nuk është festë , sot është zëri i barazisë,  midis të drejtave të barabarta , tek burrat po njejtë dhe tek gratë . Nënë , grua e hekurt dhe me shpirt të brishtë. Në fjalë  mund të shkruhen shumë romane dhe vepra,  por për të përshkruaj kuptimin e fjalës

Jo Festë! Dita Ndërkombëtare e Gruas . 8 Marsi nuk është festë , sot është zëri i barazisë,  midis të drejtave të barabarta , tek burrat po njejtë dhe tek gratë .

Nënë , grua e hekurt dhe me shpirt të brishtë.

Në fjalë  mund të shkruhen shumë romane dhe vepra,  por për të përshkruaj kuptimin e fjalës nënë,  peshës që mbart  si nënë dhe më tej si grua është shumë e vështirë.  E pamundur për të treguar ndjenjën unike tek nëna,aty  smund të shkruhet saktësisht. Por si grua përtej delikatesës që mishërojnë dhembshur nënat , po shpreh disa të vërteta që gruaja po ashtu sikundër dhe burri  meriton barazi, dinjitet, respekt  dhe përkrahje jo thjesht në familje, por, në punë, institucionet që ajo ndodhet dhe kudo ,  specifikisht  dallojmë barazinë në politikë . Gratë nuk heshtin gratë flasin,  aty ku zëri i tyre thërret drejtësinë. Gratë dinë dhe të heshtin aty ku zëri i tyre thërret paqen dhe bashkimin në shoqëri . Gruaja sot flet ajo nuk hesht.

Nënë tregon shumëçka të fisshme përtej një emri që gërmëzohet në rrokje të fjalëve që thurin një mori domethënjesh,  ndoshta  ndër shumë pakuptimësi , fjala nënë ju jep kuptimin e gjithçkaje qëç mbështillen shpesh në bosh.

Ato që me brishtësinë që i dallon , si një lule që dhe pse delikate nuk harron të mbijë ndër shkëmbinj, asfalt apo poshtë dhe ndonjë guri që  rëndon.

Nënat ato që dhe dhimbjen që rënkon e shërojnë me aromën dhe mbrojtjen , në një përqafim ashtu sikurse asgjë  sdo mundet ti ndajë

Grua ato janë nëna dhe gra që përtej sfidave  puna nuk i ngjan e pamundur sepse brenda nënës gjendet forca papërtace për të qëndruar vetë por vetveten e mbajnë në këmbë me lodhjen e palodhur në dorëzim.

Ato që gjumin e njohin po aq sa dhe i frigohen në kurthet e errësirës për fëmijët apo shumkënd që nëna larg syrit i mban.

Streha më e ngrohtë që Zoti e dhuroi ku të ndihesh vetvetja dhe të gjunjëzohesh për tu ngritur  me lotët në sy dhe me buzvqeshjen në buzë.

Ato që nuk ndalen me vitet në supe punojnë pandalur sido qoftë puna  ato përtej  gjunjëve që prej lodhjes nuk ju mbajnë  me shpresën dhe motivin tek fëmija vazhdojnë pa u ndalur.

Ato që  malli i djeg por zemra nuk i humbet rrahjet prej dashurisë që thyejnë kohë dhe hapësira.

Ato që kafshatën e Hallallit e urojnë me buzën në vaj për fëmijët e me dorën qëju dridhet urojnë të jetë e tillë kahera e përherë për ta.

Nënat që gjithçka mund ta shprehësh me plot bindjen se ajo do të drejtojë aty siç duhet. E hapat e udhërrëfimit janë pa pengesa dhe pa dyshim.

Dhurata  më e bukur që  na është falur,  ku nuk mund ta zëvendësojë asgjë e gjithçka e humb rëndësinë pa të.

Ato që në pamundësi nuk ngurojnë të sakrifikojnë tek vetja për të dhuruar sadopak lumturi, dashuri, të mira tek fëmija.

Ato nuk janë vetëm nëna janë dhe forca e të papriturave që dallgët e jetës përplasen në bërthamën e shoqërisë familjes së tyre.

Ato janë zëri i këmbënguljes dhe motivimit se jo gjithmonë merr aq sa dhuron por dhuron pashterrim për motivin  që familja të sillet me këmbë të forta me hapa të ngulitura drejt dhe që gjithmonë dorë në dorë me njëri-tjetrin.

Jo nëna nuk loton  sepse është thjesht delikate , por loton dhe për të treguar forcën e tyre sepse loti është çelsi për shpirtin e tyre që loti që del thjesht e bën më të fortë.

Ato  që inteligjencën e mbajnë në boshtin e shtyllës së familjes që është respekti mbi fuqinë që i falet babait në familje.

Në emër të fjalës baba dhe jo thjesht të fjalës burrëri apo bashkëshort.

Ato që dhe në shtigjet më të ngushta e gjejnë me modesti dhe elegancë ti kalojnë dhe  vendet që kanë vështirësi.

Kujdesen dhe përkujdesen përtej dhe vetë familjes por për gjithëshoqërinë për të ndërtuar në  brendinë e saj dashurinë e palodhur në qelizën bazë të shoqërisë siç është familja.

Brenda nënës  qëndron gruaja e së bashku kanë fuqinë më të pathyeshme që ndërton thesarin më të paçmueshëm që është familja dhe dashuria që dhurojnë brenda saj mban gjallë dhe të fuqishëm vetë këtë strehë .

Grua që dhembshurinë e ndan si nënë dhe me forcën e gruas njeh dhe qortimin, kritikën dhe këshillimin , përtej presionit të ledhatimit në gabim , apo kalimit nga gabimi në gabim.  Nëna me fjalën e saj e me sytë e zemërimit mund të japë mësimin më të mirë në jetë. E me gëzimin më të madh si nënë të shohë në bekim.

Grua ato janë nëna dhe gra që përtej sfidave  puna nuk i ngjan e pamundur sepse brenda nënës gjendet forca papërtace për të qëndruar vetë por vetveten e mbajnë në këmbë me lodhjen e palodhur në dorëzim.

Ato që gjumin e njohin po aq sa dhe i frigohen në kurthet e errësirës për fëmijët apo shumkënd që nëna larg syrit i mban.

 

 

Kujdesen dhe përkujdesen përtej dhe vetë familjes por për gjithëshoqërinë për të ndërtuar në  brendinë e saj dashurinë e palodhur në qelizën bazë të shoqërisë siç është familja.

Brenda nënës  qëndron gruaja e së bashku kanë fuqinë më të pathyeshme që ndërton thesarin më të paçmueshëm që është familja dhe dashuria që dhurojnë brenda saj mban gjallë dhe të fuqishëm vetë këtë strehë .

Grua që dhembshurinë e ndan si nënë dhe me forcën e gruas njeh dhe qortimin, kritikën dhe këshillimin , përtej presionit të ledhatimit në gabim , apo kalimit nga gabimi në gabim.  Nëna me fjalën e saj e me sytë e zemërimit mund të japë mësimin më të mirë në jetë. E me gëzimin më të madh si nënë të shohë në bekim.

Mban në këmbë qëlizën bazë të shoqërisë e krijon, ndërton dhe udhëzon ,mbron,gjykon e si nuk qenkesh e aftë po njejtë  de e barabartë për punën por jo vetëm  . Eesenca e gruas mban gjithë shoqërinë  gruaja mban përgjegjshmërinë dhe  din të jetë vetvetja.  Gruaja sot flet apo më saktë duhet të flasin dhe më pas le të festojnë.

Kjo do të thotë nënë por brenda saj qëndron dhe gruaja!

Përgatiti :F.BUSHI

 

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar