Zgjatet edhe me një muaj afati për konsumatorët familjarë për të formalizuar marrëveshjen me ndërmarrjen e ujësjellësit e kanalizimeve. Në një prononcim për median, paraditen e sotme, ministry i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri deklaroi se afati shtyhet deri më 28 shkurt. Damian Gjiknuri thotë: “Janë mbi 9 mijë kontrata të reja të lidhura dhe
Zgjatet edhe me një muaj afati për konsumatorët familjarë për të formalizuar marrëveshjen me ndërmarrjen e ujësjellësit e kanalizimeve.
Në një prononcim për median, paraditen e sotme, ministry i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri deklaroi se afati shtyhet deri më 28 shkurt.
Damian Gjiknuri thotë: “Janë mbi 9 mijë kontrata të reja të lidhura dhe rreth 4 mijë të tjera në proces. 26 mijë matësa uji të rinj të instaluar dhe mijëra kërkesa tjera në proces trajtimi. Gjithashtu, rezulton të jenë nënshkruar gjatë kësaj periudhe mbi 7500 aktmarrëveshje për shlyerjen me këste të borxheve të mbartura. Afrimi i datës 1 Shkurt kur dhe skadon afati për vetdisiplinimin pa penalizime ka bërë që sportelet e ndërmarrjeve të ujësjellësave të përballen me një fluks në rritje të qytetarëve. Në këtë situatë, qeveria gjen rastin tu kërkojë Bashkive dhe ndërmarrjeve të ujësjellësave që të zgjasin edhe me një muaj afatin e vetdisiplinimit të konsumatorëve familjarë duke u dhënë atyre më shumë kohë në dispozicion për të përfituar nga mundësia e rivendosjes vullnetare në kushtet e ligjshmërisë.
Damian Gjiknuri u bën thirrje Bashkive dhe ndërmarrjeve të ujësjellësave që të miratojnë dhe bëjnë publike skemat lehtësuese për shlyerjen me këste të borxheve të akumuluara. Gjithashtu, të zgjasin oraret dhe shtojnë sportelet e shërbimit për tu ardhur në ndihmë qytetarëve duke shmangur rradhët dhe shkurtuar kohën e shpenzuar.
Ministri deklaroi se në ditët e ardhshme do të nënshkruhen edhe kontratat e performancës mes Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Bashkive që administrojnë ndërmarrjet e ujësjellësave.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *