Nga Shkodra lideri i opozitës u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Shkodrës ti bashkohen protestës për të ngritur zërin kundër paligjshmërisë. Në një bashkëbisedim me ta për protestën e 27 janarit, Lulzim Basha u tha se i pret të parët “Qeveria e paligjshme nuk ka për t’i rezistuar dot bashkimit
Nga Shkodra lideri i opozitës u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Shkodrës ti bashkohen protestës për të ngritur zërin kundër paligjshmërisë.
Në një bashkëbisedim me ta për protestën e 27 janarit, Lulzim Basha u tha se i pret të parët
“Qeveria e paligjshme nuk ka për t’i rezistuar dot bashkimit të shqiptarëve. Nuk i rezistoi dot diktatura e jo më t’i rezistojë Edi Rama, ky frikacak që e mbyllën 1200 naftëtarë në bunker. Çfarë do t’i bëjnë 12 mijë shkodranë, 120 mijë shqiptarë të bashkuar në sheshin e protestës më 27 janar? Do t’i thonë se koha jote ka marrë fund!”
Shefi i opozitës tha se situata aktuale në vend dhe shtysa e qytetarëve për protestën e ditës së shtunë është ndarja e realitetit të shqiptarëve nga realiteti që jetojnë klientët e kryeministrit.
kryedemokrati pas thirrjes së bërë u kërkoj qyetarëve që mesazhin se qeveria duhet të largohet në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi për zgjedhje të lirë të votës.të shpëndahej mes miqëve dhe të afërmve.
Basha shprehet së lidhja e kryeministrit nuk është me qytetarët ,por me kriminelët.
Përgatiti: E.B
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *