9 mënyra natyrale për dhëmbë të shndritshëm

Shumë njerëz duan të kenë një buzëqeshje të përsosur si ato të Hollywood-it, por fatkeqësisht nuk është gjithmonë e lehtë për tu arritur. Disa prej nesh përdorin trajtimin e lazerit apo shiritat e zbardhjes, ku të dyja këto mund të dëmtojnë smaltin e dhëmbëve dhe të risin ndjeshmërinë duke shkaktuar dhimbje të mprehta. Sidoqoftë, dentisti

Shumë njerëz duan të kenë një buzëqeshje të përsosur si ato të Hollywood-it, por fatkeqësisht nuk është gjithmonë e lehtë për tu arritur.

Disa prej nesh përdorin trajtimin e lazerit apo shiritat e zbardhjes, ku të dyja këto mund të dëmtojnë smaltin e dhëmbëve dhe të risin ndjeshmërinë duke shkaktuar dhimbje të mprehta.

Sidoqoftë, dentisti Dr. Richard Marques, me qendër në Marylebone, ka ndarë disa këshilla të rëndësishme për mbajtjen e dhëmbëve të bardhë në rrugë natyrale, pa shkaktuar dëme.

Përdorni sodë pjekjeje

Soda e pjekjes apo e njohur ndryshe soda e bukës, është një zbardhuese natyrale e dhëmbëve falë vetisë së saj  oksiduese. Shumë pasta dhëmbësh kanë përmbajtje sode. Përziejeni një çerek luge çaji me sodë buke me ujë dhe aplikojeni atë në dhëmbët tuaja me anë të furçës. Kjo përmbajtje nuk do të dëmtojë dhëmbët, por do ti bëjë ata të duken gradualisht më të bardha me kalimin e kohës.

Hani luleshtrydhe                                                               

Për shkak të acidit të bollshëm malik, i cili është një pastrues mjaft i mirë natyror, luleshtrydhet mund të zbardhin dhëmbët tuaja.  Kështu që konsumojini ato!

Ujë i ngrohtë me përmbajtje kripe.

Kripa ndihmon si në zbardhjen e dhëmbëve dhe në kujdesjen e mishrave të dhëmbëve pasi është  një antibakterial natyral. Përzieni një lugë çaji kripë në një filxhan me ujë të zier (sigurohuni që të ftohet) dhe përdoreni atë si gargarë.

Konsumoni  ushqime të bardha

Sikurse duket dhe mjaft qartë, sa më të bardha të jenë ushqimet që hani, aq më të bardhë do të jenë dhëmbët tuaj.  Në ndihmë të dhëmbëve të bardhë, ju duhet të hani ushqime si mish pule, oriz dhe peshk. Shmangni ushqimet e pigmentuara, si psh panxhari, boronica, karrota apo dhe ushqimet kineze e indiane, të cilat përdoren si ngjyrosës ushqimorë, pasi ato ndikojnë në smaltin e dhëmbëve.

Hani mollë

Mollët janë një nga ushqimet më të mira për pastrimin e dhëmbëve. Kjo për shkak të strukturës së lëvores së mollës, dhe gjithashtu sikundër dhe luleshtrydhet, mollët përmbajnë acid malik duke rritur kështu procesin e pastrimit.

Pini ujë ose qumësht

Kalciumi në qumësht ndihmon në forcimin e smaltit dhe strukturës së dhëmbëve, si dhe në kockat e nofullës, ndërsa uji është pastrues mjaft i mirë natyror që ndihmon në larjen e dhëmbit.

Hani djathë

Një tjetër ushqim i madh natyral i pastrimit që mund të forcojë dhëmbët është djathi. Sigurisht që përmban shumë kalcium për t’i mbajtur dhëmbët të forta, por gjithashtu ka një strukturë sipërfaqe pastrimi – veçanërisht kur bëhet fjalë për djathërat më të rëndë si çedra

Përdorni vaj kokosi si shpëlarës goje

Kjo teknikë, e njohur si tërheqja  e vajit apo naftës, përfshin  mbushjen e gojës suaj me një lugë gjelle vaj kokosi për rreth 15 min. kjo do të largojë bakteret dhe ndihmon në parandalimin e gurëzave dhe njollave nga fërkimi i dhëmbëve duke i lubrifikuar ato.

Qymyr druri

Sikurse tingëllon çuditshëm, qymyr druri është një mënyrë tjetër efektive për të ndihmuar në pastrimin dhe zbardhjen e dhëmbëve. Kjo është 100%  zbardhues natyral i bërë nga lëvorja e kokosit. Ai forcon mishrat, largon toksinat nga goja, thith bakteret  dhe çdokush mund ta kryeje.

Përgatiti në shqip: Joana Spaho

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar