Miliona Rusë kanë festuar Epifaninë në kalendarin e krishterë ortodoks. Në Katedralen e Moskës, Patriarku Rus Kirill udhëhoqi një ritual për të nderuar lindjen dhe pagëzimin e Jezusit sipas kalendarit të krishterë ortodoks. Gjatë ceremonisë, ai bekoi ujin që u shpërnda ndërmjet besimtarëve, një traditë e konsideruar e shenjtë . Çdo vit, besimtarët ortodoksë zhyten
Miliona Rusë kanë festuar Epifaninë në kalendarin e krishterë ortodoks.
Në Katedralen e Moskës, Patriarku Rus Kirill udhëhoqi një ritual për të nderuar lindjen dhe pagëzimin e Jezusit sipas kalendarit të krishterë ortodoks.
Gjatë ceremonisë, ai bekoi ujin që u shpërnda ndërmjet besimtarëve, një traditë e konsideruar e shenjtë .
Çdo vit, besimtarët ortodoksë zhyten në lumenj dhe liqene për të përkujtuar pagëzimin e Jezu Krishtit në lumin Jordan. Këtë vit ata u bashkuan nga Presidenti Vladimir Putin, i cili është zhytur edhe vetë në liqen.. Si president, ai është bërë një pjesëmarrës i shpeshtë i ceremonive ortodokse Ruse dhe i ka dhënë kishës një zë të madh në shoqëri.
“Unë rekomandoj që njerëzit të mos kalojnë më shumë se tre minuta në ujë, është mirë të bëjmë gjithçka brenda disa sekondave dhe të mos qëndrojmë atje për një kohë të gjatë për të shmangur hipoterminë tha Evgeniy Roshin, kreu i përkohshëm i Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme të Rusisë
Përgatiti : E.S.L
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *