Emmanuel Macron: Calais nuk është një derë e fshehur për në Angli

Presidenti francez Emmanuel Macron në një takim me emigrantët në portin e Calais përdori vizitën e tij për të njoftuar se nuk do të lejojë për t’u zhvilluar një tjetër kamp emigrantësh si ky i Calais. Kampi i mëparshëm me nofkën “xhungla” u bë çelësi i debatit të Francës për emigracionin përpara se të çmontohej

makron

Presidenti francez Emmanuel Macron në një takim me emigrantët në portin e Calais përdori vizitën e tij për të njoftuar se nuk do të lejojë për t’u zhvilluar një tjetër kamp emigrantësh
si ky i Calais.

Kampi i mëparshëm me nofkën “xhungla” u bë çelësi i debatit të Francës për emigracionin përpara se të çmontohej në vitin 2016.

Rreth 400 persona shumica prej tyre refugjatë, mbetën të pastrehë dhe nxjerrin një të vërtetë rreth Calaisit, ku këta emigrantë presin për një mundësi për të hipur në kamionat që hyn në tunelin e kanalit midis Francës dhe Anglisë.

Kur kampi famëkeq i “xhunglës” ishte në ekzistencë, kishte 7,000 emigrantë në zonën e Calais.

“Calais nuk është një derë e fshehur për në Angli dhe unë dua të jem shumë i qartë: dhe kjo do të vazhdojë të jetë kauza jonë. Në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që rrjetet ilegale të zhvillohen atje, në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që “xhungla” të rritet përsëri” tha Macron.

222

Shumë emigrantët vdesin gjatë përpjekjes për ta bërë kalimin në Britani me kamionë dhe disa prej tyre janë fëmijë të pashoqëruar.

Macron deklaroi se do t’i kërkojë Britanisë të pranojë më shumë fëmijë  – dhe të sigurojë më shumë para për t’u marrë me migrantët pa dokumente.

Ai gjithashtu më parë tregoi se dëshiron të rishikojë marrëveshjen Le Touquet që zhvendosi zyrtarët e kufirit Britanik në Calais dhe zyrtarët e kufirit francez në portin e Dover.

Përgatiti: E.S.L

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar