Ambasadori Donald Lu ka postuar në faqen zyrtare të ambasadës në Facebook,ku mbështet opinionin ligjor të OPDAT dhe EUROLIUS për ligjin e Prokurorisë të ofruar në Parlament. Ambasada e Shteteve të Bashkuara nuk ka ndryshuar qëndrim në lidhje me zgjedhjen e Pokurorisë të Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku. Ata e quajtën të ligjshme në
Ambasadori Donald Lu ka postuar në faqen zyrtare të ambasadës në Facebook,ku mbështet opinionin ligjor të OPDAT dhe EUROLIUS për ligjin e Prokurorisë të ofruar në Parlament.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara nuk ka ndryshuar qëndrim në lidhje me zgjedhjen e Pokurorisë të Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku. Ata e quajtën të ligjshme në dhjetor dhe po ashtu në muajt në vazhdim.
Deklarata e opozitës kundrejt Ramës se po tenton të kapë drejtësinë dhe për ta shmangur amendimin e kushtetutës dhe ligjit të prokurorisë, për largimin e kryprokurores Arta Marku dhe zgjedhjen e një prokurori të përgjithshëm të përkohshëm me veting dhe me 84 vota,ka qenë nxitës i reagimit të selisë dipomatike.
Gjithashtu, Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas ambasadorit Lu,ku shpjegon se si opozita e lexon kushtetutën.
“Përkthimi shqip-shqip i SHBA rrëzon përsëri leximin shqip-shqip të Kushtetutës për drejtësinë.Shumë keqardhje dhe pak shpresë për reflektim”- shkruan Rama.
Pëgatiti: E.B
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *