Konkursi është i hapur për të gjithë poetët, duke përfshirë edhe të rinjtë. Organizatorët kanë bërë të ditur se në këtë konkurs mund të aplikojnë të gjithë të interesuarit me vetëm nga një poezi, poezia duhet të jetë e pabotuar dhe duhet të dërgohet me emër dhe mbiemër, në adresën info@kultplus.com, me subjektin “Për konkursin
Konkursi është i hapur për të gjithë poetët, duke përfshirë edhe të rinjtë. Organizatorët kanë bërë të ditur se në këtë konkurs mund të aplikojnë të gjithë të interesuarit me vetëm nga një poezi, poezia duhet të jetë e pabotuar dhe duhet të dërgohet me emër dhe mbiemër, në adresën info@kultplus.com, me subjektin “Për konkursin e poezisë “KultStrofa”, tregon kultplus.com. Më tej në njoftim thuhet se nuk pranohet asnjë poezi që vjen nëpërmjet formave tjera.
Sipas revistës shtohet se dhjetë poezitë më të mira do të përzgjidhen nga juria profesionale, kurse nga dhjetë poezitë, më pas do të zgjidhen tri poezitë më të mira, të cilat edhe do të shpërblehen nga organizatori..
Thirrja do të jetë e hapur deri më 20 janar.
“KultStrofa”, organizohet nga gazeta online për kulturë dhe art .kultplus.com, kurse sponsor gjeneral i këtij edicioni është ProCreditBank. “KultStrofa”,zhvillohet në Kosovë dhe ky është edicioni i dytë i këtij konkursi, i cili synon të bashkojë krijuesit shqipëtarë kudo që janë.
Burimi: KultPlus.com
A.T
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *