Presidenti I Republikës Ilir Meta zhvilloi sot një takim pune për cështjet Europiane me zv/kryeministrin maqedonas Bujar Osmani. Kreu I shtetit Meta pëlqeu miratimin e ligjit nga parlamenti maqedonas për përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare duke e quajtur si një hap demokratizimi dhe forcimi drejt rrugës integruese të Maqedonisë. Meta nuk harroi
Presidenti I Republikës Ilir Meta zhvilloi sot një takim pune për cështjet Europiane me zv/kryeministrin maqedonas Bujar Osmani. Kreu I shtetit Meta pëlqeu miratimin e ligjit nga parlamenti maqedonas për përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare duke e quajtur si një hap demokratizimi dhe forcimi drejt rrugës integruese të Maqedonisë.
Meta nuk harroi të përmendte edhe marrëveshjen e Ohrit për respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni dhe përmirsimin e marrëdhënieve mes dy shteteve në interes të integrimit euro-atlantik të vendit.
Zv/ kryeministri Osmani gjatë deklaratës për shtyp ka shprehur se dy janë prioritetet e Maqedonisë, integrimi në Bashkimin Evropian dhe NATO dhe se forcimi I marrëdhënieve Shqipëri-Maqedoni rrit besueshmërinë e europianëve kundrejt ballkanit perëndimor.
Një tjetër takim ai e ka zhvilluar me kryetarin e opozitës Lulzim Basha. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit, Kryetari i PD, sipas njoftimit të zyrës së shtypi. ka deklaruar se avancimi i të drejtave të shqiptarëve është një arritje e politikës e shoqërisë maqedonase dhe asaj shqipëtare.
Përgatiti E.B
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *