Hekurudha Fier-Vlorë e dëmtuar gjatë 25 vjetëve të fundit, së shpejti pritet të rindërtohet dhe të nis udhëtime me tren. Stacioni i trenit bashkë me 33 km hekurudhë janë duke u rikonstruktuar, ku 25 vjet më parë trenat u zhdukën. Rikonstruksioni i nisur 6 muaj më parë konsiston në ndërtimin nga e para të
Hekurudha Fier-Vlorë e dëmtuar gjatë 25 vjetëve të fundit, së shpejti pritet të rindërtohet dhe të nis udhëtime me tren.
Stacioni i trenit bashkë me 33 km hekurudhë janë duke u rikonstruktuar, ku 25 vjet më parë trenat u zhdukën.
Rikonstruksioni i nisur 6 muaj më parë konsiston në ndërtimin nga e para të hekurudhës. Ky investim jo vetëm që do të përdoret për transportin e qytetarëve,por gjithashtu është një nyje e rëndësishme për transportin e mallrave.
Përpara së të nisnin punimet firma zbatuese pastroi gjithë linjën nga mbetjet që bllokonin segmente të tëra,ndërsa traversat e vjetra 50 vjecare po zëvendësohen me traversa betoni.
Linja hekurudhore e cila po rikonstruktohet u inaguarua si pjesë e hekurudhës Shkodër – Vlorë në vitin 1968. Pas viteve ‘90 mirëmbajtja e hekurudhës u la pas dore, duke çuar në degradimit e plotë të këtij mjeti transporti.
Përgatiti E.B
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *