Madridi është gjendur në situatë të vështirë përpara seancës së parë të parlamentit të ri të zgjedhur të Katalonjës. Mbështetësit e pavarësisë Katalanase në Barcelonë kanë mbajtur një marshim përpara sesionit të parë të parlamentit të ri pas zgjedhjeve të parakohshme të dhjetorit. Ata kanë bërë thirrje për lirimin e dy udhëheqësve të burgosur pas
Madridi është gjendur në situatë të vështirë përpara seancës së parë të parlamentit të ri të zgjedhur të Katalonjës.
Mbështetësit e pavarësisë Katalanase në Barcelonë kanë mbajtur një marshim përpara sesionit të parë të parlamentit të ri pas zgjedhjeve të parakohshme të dhjetorit.
Ata kanë bërë thirrje për lirimin e dy udhëheqësve të burgosur pas pjesëmarrjes së tyre në vendimet e pavarësisë së Katalonjës, ku njëri prej tyre është zgjedhur deputet.
Ndërkohë lideri Katalanas Carles Puigdemont u propozua nga partitë separatiste për të udhëhequr qeverinë e re rajonale, pavarësisht se ishte në mërgim në Belgjikë.
Zgjedhjet e dhjetorit u thirrën për të zgjidhur disa muaj trazira mbi cështjen Katalanase, por sondazhi u kthye në një shumicë të vogël për partitë që favorizonin pavarësinë. Sesioni i parë parlamentar sipas pritshmërive të separatistëve , mund të ngjalli trazira të rejanë Madrid.
Përgatiti: E.S.L
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *