Katalanasit dominojnë ndeshjen në transfertë në Santiago Bernabeu ku fituan me rezultatin 2-3 ndaj Realit te Madridit. Madrilenët shënuan të parët në minutën e 29 me Casemiro, por gjithçka u barazua në minutën e 33 me një gol të Leo Messit. Pjesa e parë u mbyll në barazim edhe pse lojën e dominuan vendasit. Në
Katalanasit dominojnë ndeshjen në transfertë në Santiago Bernabeu ku fituan me rezultatin 2-3 ndaj Realit te Madridit. Madrilenët shënuan të parët në minutën e 29 me Casemiro, por gjithçka u barazua në minutën e 33 me një gol të Leo Messit. Pjesa e parë u mbyll në barazim edhe pse lojën e dominuan vendasit.
Në pjesën e dytë loja ndryshoi në favor të ekipit të Barcelonës. Ivan Rakitiç në minutën e 73 kalon në avantazh përsëri katalanasit. Avantazhi nuk zgjati shumë pasi madrilenët barazojnë rezultatin në minutën e 85 me një gol të James Rodriguez. Kur dukej se gjithcka do të mbyllej në barazim, në minutën e dytë të shtesës Messi shënon përsëri për Barcelonën dhe çoi shifrat në 2-3.
Barcelona ngrihet në vendin e parë në La LIGA, me 75 pikë, edhe Reali i Madridit është me pikë të barabarta por me një ndeshje më pak të luajtur. Gara për titullin e La LIGA-s bëhet më e fortë midis dy rivalëve kryesorë Barcelonës dhe Realit të Madridit.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *