Mandati 5-vjeçar i kreut të shtetit përfundon në 24 korrik 2017, por kriza politike dhe afrimi i zgjedhjeve vendore duket sikur ka zbehur diskutimet për zgjedhjen e Presidentit të ri. Më 11 qershor 2012 Kuvendi Popullor zgjodhi Bujar Nishanin President të Republikës së Shqipërisë në raundin e katërt me 73 vota pro dhe 1 votë
Mandati 5-vjeçar i kreut të shtetit përfundon në 24 korrik 2017, por kriza politike dhe afrimi i zgjedhjeve vendore duket sikur ka zbehur diskutimet për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Më 11 qershor 2012 Kuvendi Popullor zgjodhi Bujar Nishanin President të Republikës së Shqipërisë në raundin e katërt me 73 vota pro dhe 1 votë kundër. Në 24 korrik 2012, Bujar Nishani betohet në Kuvendin e Shqipërisë si President i Republikës.
Përfundimi i mandatit nuk është i shprehur në Kushtetutë, por siç mund të konkludohet nga përmbajtja e saj mandati përfundon me me përfundimin e afatit pesëvjeçar (neni 88/1).
Zgjedhja e Presidentit është një procedurë disi e komplikuar e cila është edhe e përcaktuar në Kushtetutë. Për zgjedhjen e Presidentit, Kushtetuta kërkon një shumicë të cilësuar prej tre të pestave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit (neni 87/1-9). Kandidatët për president propozohen prej jo më pak se 20 deputetësh, votohen me votim të fshehtë dhe me shumicë të cilësuar deri në pesë herë. Presidenti ka të drejtë të rizgjidhet vetëm një herë.
Afati i pëerfundimit të mandatit të Presidentit Nishani po afron, por ende nuk po diskutohet për zgjedhjen e presidentit të ri. Mandanti presidencial përfundon dy muaj përprara mandatit të Kuvendit ekzistues. Procedura për zgjedhjen e presidentit si pasojë e përfundimit të mandatit të Kuvendit në 9 shtator 2017 fillon më përpara 9 korrikut 2017. Zgjedhjet parlamentare pritet të mbahen në fund të muajit qershor 2017, pas periudhës 45 ditore të shpërdarjes së parlamentit. Në këtë mënyrë parlamenti do të duhet të shpërndahet në fillim të muajit maj 2017, por përpara se të shpërndahet Parlamentit i duhet të zgjedhë Presidentin e Republikës.
Procedura për zgjedhjen e Presidentit duhej te kishte filluar, bazuar kjo në praktikën e zgjedhjes së Presidentit të ri 5 muaj para përfundimit të mandatit kushtetues presidencial. Nëse zgjedhjet për Presidentin e ri dështojnë (Prill 2017) atëherë vendi shkon në zgjedhje të parakohshme pas 45 ditësh pra afërsisht në fund të muajit maj 2017. Nëse zgjedhja e presidentit nuk rezulton e suksesshme dhe parlamenti nuk mblidhet deri në korrik 2017, atëherë ushtrues i funksionit të kryetarit të shtetit pas përfundimit të mandatit kushtetues presidencial do të jetë kryetari i parlamentit .
Kjo është një nga situatat që mund të krijohet nëse zgjedhjet për presidentin mund të rezultojnë jo të suksesshme brenda afateve kohore të përcaktuara. Krerët politikë në vend duket sikur e kanë harruar ceshtjen e zgjedhjes së Presidentit, kjo për shkak se vëmendja është e përqëndruar në zgjedhjet vendore që do të mbahen në fund të muajit qershor.
Nëse zgjedhjet presidenciale janë afër, asnjë kandidaturë nuk është shfaqur. Ende nuk ka propozime konkrete, por vetëm aludime. Mendohet për një mandat të dytë të Bujar Nishanit, pasi edhe ky i fundit duket se ka shprehur dëshirën e tij për të vazhduar të qëndrojë në postin që gëzon aktualisht.
Presidenti mund të jëtë një personazh nga radhët e Partisë Socialiste, nuk përjashtohet mundësia e një presidenteje femër, Mimi Kodheli, ministrja e parë e Mbrojtjes femër në historinë e shtetit shqiptar, mund të bëhet edhe Presidentja e parë femër në histori. Në radhët e partisë socialiste mund të përmendim edhe emra të tjerë me influencë dhe përvojë të gjatë në fushën e politikës, si Arta Dade dhe Valentina Leskaj. Një tjetër emër jo shumë i njohur por me profil të lartë publim është edhe Vali Bizhga dikur nënkryetare e bashkisë së Tiranës, sot kryetare e kabinetit të kryeministrit, mund të jetë një kandidaturë e mundshme për kreun e shtetit.
Presidenti i dalë nga radhët e LSI, konkretisht kreu i partisë Ilir Meta mendohet si një nga kanditaturat kryesore, por lënia e postit drejtues të partisë dhe postit të kryetarit të kuvendit duket e pamundur. LSI nuk do të funksiononte pa Ilir Metën në krye. Ilir Meta ka pak gjasa që ta pranojë këtë detyrë edhe nëse Partia Socialiste do t’ja ofronte, pasi ky do të ishte një eleminim i ëmbël i LSI-së.
Një president nga radhët e Partisë Demokratike, edhe opozita mund të propozojë emrat e saj. Kjo mund të jetë një rrugëzgjidhje e krizës politike, nëse mazhoranca do të bëntë disa lëshime kundrejt opozitës. Emrat ende nuk mund të përfliten, por disa kandidatura të mundshme mund të jenë personazhe me potenciale të mëdha politike si Fatos Beja, Ilir Rusmajli, Myqerem Tafaj ose edhe ndonjë emër tjetër.
Duke qënë se zgjedhja e presidentit po afron edhe ende nuk po flitet asgjë, cdo opsion ekziston si mundësi. Kandidaturat e mundshme mund të jenë nga më të ndryshme edhe më të papriturat.
Përgatiti : Franko Hoxha
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *