Letërsia shqipe u prezantua edhe këtë vit në Panairin dhe Festiavin e Librit në Leipzig të Gjeraminsë , i cili u mbajt nga data 23 deri në 26 mars. Autorët shqiptarë në këtë eveniment ishin Ridvan Didra (Shqipëri), Elona Çuliq (Shqipëri), Elvira Dones (Shqipëri – Zvicër), Shpëtim Selmani (Kosovë). Panairi dhe festivali “Leipzigu lexon” është ngjarja
Letërsia shqipe u prezantua edhe këtë vit në Panairin dhe Festiavin e Librit në Leipzig të Gjeraminsë , i cili u mbajt nga data 23 deri në 26 mars. Autorët shqiptarë në këtë eveniment ishin Ridvan Didra (Shqipëri), Elona Çuliq (Shqipëri), Elvira Dones (Shqipëri – Zvicër), Shpëtim Selmani (Kosovë).
Panairi dhe festivali “Leipzigu lexon” është ngjarja më e rëndësishme në pranverë për të gjithë letërsinë europiane.
Tema kryesore e diskutimit ishte: “Nuk është lindje, nuk është Perendim – Alkimia e Ballkanit”. Ky panair u jep mundësi autoreve dhe titujve shqip të njihen dhe të marketohen më mirë në arenën e madhe të botimeve europiane
Ballkani – për qendrën e Evropës, ishte dhe gjithmonë do të jetë i huaj, ekzotik dhe i prapambetur. Raportimet e udhëtarëve të huaj, gazetarëve dhe politikanëve në lidhje me vendet e Europës Juglindore dhe të rejat nga Veri – Perëndimi ishin dhe mbeten me negativitet të theksuar. Përmes shkëmbimit letrar, përkthimeve në kombinime të ndryshme gjuhësore, këto takime dhe panelet e diskutimit kanë për qëllim t’u mundësojnë evropianëve të njohin njëri-tjetrin më mirë, fqinjët e afërt dhe te largët, me dhimbjen e tyre, frikën, kënaqësitë, vlerat dhe historite e tyre.
A.T
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *