Galeria e Arteve publikon kalendarin e vitit 2017

Kryeveprat e artit bashkohor të shekullit XX do të çelin sezonin artistik 2017 në Galerinë Kombëtare të Arteve. Njëqind punime të artistëve të njohur do të ekspozohen për 4 muaj në Tirane. Bordi Artistik ka miratuar edhe 8 ekspozita përgjatë vitit të ardhshëm. Ekspozita dhe konkursi “Onufri” përmbyllin aktivitetet artistike për 2016-ën në Galerinë Kombëtare të

Kryeveprat e artit bashkohor të shekullit XX do të çelin sezonin artistik 2017 në Galerinë Kombëtare të Arteve. Njëqind punime të artistëve të njohur do të ekspozohen për 4 muaj në Tirane. Bordi Artistik ka miratuar edhe 8 ekspozita përgjatë vitit të ardhshëm.

Ekspozita dhe konkursi “Onufri” përmbyllin aktivitetet artistike për 2016-ën në Galerinë Kombëtare të Arteve

Tashme “Onufri ” ka kurorëzuar edhe fituesin që është artisti autodidakt Ilir Lluka. Artan Shabani thotë se ky konkurs ka qenë një trampolinë suksesi për artistë bashkohorë.
Ndryshe nga institucionet e tjera kulturore, Galeria Kombetare tashme ka bërë publike në faqen e saj zyrtare kalendarin e aktiviteteve artistike të cilat nisin në mes të janarit, kur mbyllet edhe ekspozita ”Onufri”.
Ekspozita, nën kujdesin Maria Catalano dhe Federica Pirani me më shumë se njëqind vepra të mrekullueshme, me prejardhje nga Galeria e Arteve Moderne në Romë, ka për qëllim të prezantojë kulturën artistike në Romë dhe në Itali në gjysmën e parë të shekullit të XX, gjuhët që e kanë përcjellë, artistët dhe lëvizjet e referimit duke kaluar nga Simbolizmi, Secesioni, Futurizmi, Klasicizmi i Ri, Shkolla Romane,  deri te gjuha Abstrakte .
1. Figurat e mrekullueshme femërore, portretet e personazheve të famshëm, pamjet e Qytetit të përjetshëm dhe të fshatit roman, natyrat e vdekura, janë subjektet kryesore të trajtuara nga artistët protagonistë të ekspozitës, ndër të cilët dalin në pah emrat: Giacomo Balla, Carlo Carrà, Giorgio de Chirico, Fortunato Depero, Renato Guttuso, Giacomo Manzù, Tato, Giulio Turcato, vetëm për të përmendur disa nga më shumë se 60 artistët e paraqitur. Ekspozitë vetjake e piktorit Zinni Veshi
Kohëzgjatja e ekspozitës: 12 prill – 27 prill
2. Ekspozita fotografike “Face-behind the identity” e artistit Fate Velaj
Kohëzgjatja e ekspozitës: 2 maj – 23 maj
3. Ekspozita “Veprat e kthyera në fondin e GKA”
Kohëzgjatja e ekspozitës: 1 qershor – 22 korrik
4. Ekspozitë vetjake “Njeriu i abuzuar” e artistit gjerman Gunther Uecker
Kohëzgjatja e ekspozitës: 28 korrik – 8 shtator
5. Ekspozitë vetjake e artistit Xhevdet Xhafa, pjesë e Kalendarit të Përbashkët Kulturor mes RSh-së dhe RK-së
Kohëzgjatja e ekspozitës: 14 shtator – 14 tetor
6. Ekspozitë vetjake e artistes gjermane Rosamarie Trockel
Kohëzgjatja e ekspozitës: 24 tetor – 8 dhjetor
7. Konkursi Ndërkombëtar i Arteve Pamore “ONUFRI”
Kohëzgjatja e ekspozitës: 20 dhjetor – 30 janar 2018
objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar