Bruksel – Liderët e eurozonës kanë rënë dakord unanimisht për një plan të ri ndihmë për Greqinë. Kjo gjë është konfirmuar nga presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk në Twiter. Nga ana tjetër kreu i KE – së, Jean –Claude Juncker është shprehur shumë i kënaqur për marrëveshjen e re me Greqinë, ndërsa Presidenti i
Bruksel – Liderët e eurozonës kanë rënë dakord unanimisht për një plan të ri ndihmë për Greqinë. Kjo gjë është konfirmuar nga presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk në Twiter.
Nga ana tjetër kreu i KE – së, Jean –Claude Juncker është shprehur shumë i kënaqur për marrëveshjen e re me Greqinë, ndërsa Presidenti i Eurogrupit Jeroem Dijssebloem ka deklaruar se marrëveshja do të vonohet nga Presidenti grek. Kancelarja Merkel është shprehur pak skeptike, duke thënë se do të shihet se si Greqia do t’i zbatojë pikat e marrëveshjes.
Kancelarja Merkel shprehet se: ” Ky program e nxjerr Greqinë nga kriza. Avantazhet peshojnë më shumë se disavantazhet. Ekziston një çështje besimi. Duam të shohim mënyrën se si Greqia do t’i zbatojë. 50 mln euro do të gjenerohen herë pas here për të paguar borxhin dhe kjo do të shtrihet në një kohë të gjatë. Kjo përfshin edhe rikapitalizimin e bankave. Duke forcuar administratën dhe strukturën e shtetit, për ta bërë sa më pak politikë admiinistratën.”
/Rovena Mydini/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *