Reagon zyra e Be-së në Shkup: Të gatshëm për të ndihmuar

”Jemi të informuar me porositë nga konferenca e shtypit të liderit opozitar Zoran Zaev dhe jemi të gatshëm për të ndihmua”. Kështu thuhet në reagimin e zyrës së Bashkimit Evropian në Shkup. Në konferencën e tij për shtyp Zoran Zaev deklaroi se, negociatat janë të pasukseshme dhe se kryeministri Nikolla Gruevski nuk ka respektuar marrëveshjen

”Jemi të informuar me porositë nga konferenca e shtypit të liderit opozitar Zoran Zaev dhe jemi të gatshëm për të ndihmua”. Kështu thuhet në reagimin e zyrës së Bashkimit Evropian në Shkup.

Në konferencën e tij për shtyp Zoran Zaev deklaroi se, negociatat janë të pasukseshme dhe se kryeministri Nikolla Gruevski nuk ka respektuar marrëveshjen e dy qershorit duke shtuar se do të vazhdojë me publikimin e ”bombave” në kuadër të projektit ”E vërteta për Maqedoninë”.

Disa minuta më vonë pas kësaj deklarate reagoi edhe Komisioni Evropian me anë të zëdhënëses Maja Kocijançiç. Ajo shprehet se: ”Qëndrimi ynë është i qartë, urgjentisht iu bëjmë thirrje partive që të gjejnë kompromis në interes të shtetit dhe qytetarëve që janë më të rëndësishmit. Marrevshja e dy qershorit ofron bazën e nevojshme dhe nuk ka kohë për të humbur”.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar