Një shtetas amerikan është akuzuar se ka kërcënuar Presidentin sepse kishte shkruar në webfaqen e FBI-së një shkrim ku thoshte se po planifikonte të vriste presidentin e Shteteve të Bashkaura, Barack Obama. Ky është një i ri 28- vejeç nga Mansifield, i cili pas postimit që kishte bërë me 13 maj ku kërcënonte me jetë
Një shtetas amerikan është akuzuar se ka kërcënuar Presidentin sepse kishte shkruar në webfaqen e FBI-së një shkrim ku thoshte se po planifikonte të vriste presidentin e Shteteve të Bashkaura, Barack Obama.
Ky është një i ri 28- vejeç nga Mansifield, i cili pas postimit që kishte bërë me 13 maj ku kërcënonte me jetë Presidentin Obama, është nxjerrë sot para Gjykatës, e cila ka vendosur ta lërë atë në paraburgim, por nuk përjashtohet mundësia se rrezikon 5 vjet burg.
Autoritetet amerikane pas kontrollit të bërë në shtëpinë e 28 – vjeçarit thanë se kanë gjetur rreth 1000 lloje armësh përfshirë këtu shpata, thika, shtiza. O’Keefe pritet të dal para trupit gjykues sërish në datë 29 korrik. 28-vjeçari rrezikon një dënim deri në 5 vjet burg nëse shpallet fajtor për akuzën e ngritur ndaj tij.
/Rovena Mydini/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *