Refugjatët në Ballkan të rrahur nga policia, dhe të harruar nga Evropa

Ballkani është përfshirë nga një valë e madhe emigrantësh që po dynden në Ballkan, duke u larguar nga vëndet e tyre për të gjetur pak qetësi në Ballkan. Midis tyre ndodhen edhe fëmijë, këta refugjatë kanë marrë rrugët e rrezikshme të Ballkanit me shpresën se do te gjejnë një vënd ku të strehohen. Gjatë rrugës

Ballkani është përfshirë nga një valë e madhe emigrantësh që po dynden në Ballkan, duke u larguar nga vëndet e tyre për të gjetur pak qetësi në Ballkan. Midis tyre ndodhen edhe fëmijë, këta refugjatë kanë marrë rrugët e rrezikshme të Ballkanit me shpresën se do te gjejnë një vënd ku të strehohen. Gjatë rrugës së tyrë të rrezikshme këta  refugjatë pësojnë dhunë dhe zhvatje nga autoritetet e shteteve përkatëse ku qëndrojnë si dhe nga bandat kriminale.

Amnesty International shprehet se: ” Refugjatët janë  braktisur turpshëm nga sistemi i dështuar i strehimit dhe migrimit  të Bashkimit Evropian, i cili i ka lënë ata në ”qiell të hapur ” dhe pa mbrojtje në Serbi, Maqedoni etj

Dhuna e ushtruar nga policia e shteteve ku këta refugjatë ndodhen ,dëshmon se ka një numër në rritje të njerëzve në nevojë që kërkojnë ndihmë, këta refugjatë janë lënë në mëshirë të fatit gjithandej në Ballkan dhe situata është shumë e përkeqesuar nga kthimet dhe dëbimet e dhunshme në  çdo kufi.

/Rovena Mydini/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar