Greqia është e gatshme të paraqese përpara kreditorëvë ndërkombëtare kundërpropozimet për çështjen e taksave me synimin e kapërcimit të divergjencave dhe arritjen e një marrëveshje mes tyre në datën 18 qershor, këtë kanë raportuar zyrtarët e lartë të qeverisë greke. Këto deklarata vijnë menjëherë pasi FMN-ja tërhoqi ekipin e vet të ekspertëve nga negociaat në
Greqia është e gatshme të paraqese përpara kreditorëvë ndërkombëtare kundërpropozimet për çështjen e taksave me synimin e kapërcimit të divergjencave dhe arritjen e një marrëveshje mes tyre në datën 18 qershor, këtë kanë raportuar zyrtarët e lartë të qeverisë greke.
Këto deklarata vijnë menjëherë pasi FMN-ja tërhoqi ekipin e vet të ekspertëve nga negociaat në Bruksel, duke lënë në mes bisedimet që kanë për qëllim sigurimin e kredive të reja në këmbim të reformave. Burime nga zyrtarë të lartë të qeverisë greke thanë se ”Qeveria greke refuzon të rrisë TVSH-në e energjisë elektrike sic kërkohet nga kreditorët”.
Athina zyrtare mohon raportet që flasin për një dalje të saj nga Eurozona. Ndërkohë që disa zyrtarë të BE-së, thanë se skenari grek i parazgjedhur u përballë për herë të parë zyrtarisht të premten, në nivel evropian.
/Rovena Mydini/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *