Kandidati për Këlcyrën: Do të jem shërbëtor i komunitetit

Nga Alion Sulaj Bujar Isa Fezga ka lindur më 8 dhjetor 1959. Është diplomuar pas rënies së monizmit për arsye politike. Ka punuar si teknik në ujësjellës-kanalizimet në Këlcyrë nga viti 1982 deri në 1991, kur fillon edhe studimet e larta. Mbasi mbaron të lartën emigron në Greqi dhe ltali. Karriera e tij politike fillon

Nga Alion Sulaj

Bujar Isa Fezga ka lindur më 8 dhjetor 1959. Është diplomuar pas rënies së monizmit për arsye politike. Ka punuar si teknik në ujësjellës-kanalizimet në Këlcyrë nga viti 1982 deri në 1991, kur fillon edhe studimet e larta.

Mbasi mbaron të lartën emigron në Greqi dhe ltali. Karriera e tij politike fillon në vitin 1996 pasi u kthye nga emigrimi. Kandidon me partinë e Ballit kombëtar përkrah të djathtës për deputet, ku nuk fiton.

Ne vitin 1997 ai qëndron me këmbëngulje në Shqipëri dhe bën propagande për moscënim të jetës së komunitetit. Në vitin 2000 kandidon për kreun e Komunës Deshnicë, ku humbet vetëm për 33 vota.

Në 2003 kandidon sërish dhe fiton bindshëm me mbi 50% të votave. Po ky rezultat ka qenë prej tre mandatesh në komunën e Deshnicës. Rikonstrukton e asfalton rrugët e fshatit Katundishte. Ndërtim të 2 urave po për këtë fshat. Rikonstrukton shkollën. Ndërtimi i rrugëve të fshatit. Asfaltim i segmentit Breduqas-Tolar e në vazhdimësi. Ndërtimin e ujesjellësave 70 % të fshatrave. Grumbullimin e ujrave të zeza dhe largimin e tyre. 5 qendra shëndetësore. Ndërtimi i rrugës së fshatit Senican e cila ishte jashtë funksionit deri në momentin që u bë kreu i komunës (2003).

Si sfidë për kreun e ri të Bashkisë Këlcyrë është përkushtimi ndaj sportit, në mënyrë që ëndrra e tifozëve të Këlcyrës të bëhet realitet si në vitet 80′ . Trashëgimia kulturore ka qënë , është dhe mbetet prioriteti i zonës.

Punësimi i të rinjve me arsim të lartë dhe duke rikonstruktuar rrugët që bashkia e madhe duhet të bëjë. Për familjet në nevojë apo invalidët do marrin çfarë u kanë dhënë të drejta autoritetet përkatëse.

Si fillim, Bujar Fezga hyri në këto zgjedhje si kandidat i pavarur por me largimin e kandidatit të PD-së, Gentian Muhameti, për shkak të implikimeve në të kaluarën, Fezga u mbështet nga e djathta e për të garon në këtë fushatë.

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar