Zhvillon punimet Konferenca e 4-rt Ndërkombëtare në Shkencat Humane

Universiteti Bedër në bashkëpunim me Institutin FRIEDE në Austri dhe  Fondacionin  JW në Turqi, organizuan konferencën e 4-rt Ndërkombëtare në Shkencat Humane me temë: “Identiteti, Kultura dhe Komunikimi”. Ashtu si çdo vit tjetër konferenca mblodhi sëbashku akademikë, studiues, shkenctarë e profesionistë të fushave të ndryshme për të ndarë ekspericena dhe përfundime kërkimore në të gjitha

Universiteti Bedër në bashkëpunim me Institutin FRIEDE në Austri dhe  Fondacionin  JW në Turqi, organizuan konferencën e 4-rt Ndërkombëtare në Shkencat Humane me temë: “Identiteti, Kultura dhe Komunikimi”.

Ashtu si çdo vit tjetër konferenca mblodhi sëbashku akademikë, studiues, shkenctarë e profesionistë të fushave të ndryshme për të ndarë ekspericena dhe përfundime kërkimore në të gjitha aspektet që përfshin tema e ICH.

Punimet e konferencës u përqendruan kryesisht mbi diversitetin kulturor si një burim pasurimi të qytetërimeve dhe jo si një terren konflikti. Këtë gjë e dëshmon edhe  larmishmëria e punimeve, të tilla si: “Identiteti i munguar i shtypit Shqiptar”, “Dyzimi i simbolikës kombëtare”, “Kultura dhe Identiteti shqiptar në film dhe letërsi”, “Prania dhe ndikimi i elementëve propagandistik në mjetet e komunikimit masiv”, “Koncepti i Europës si identitet kulturor”, “Të menaxhosh konfliktet ndërkulturore” e shumë të tjera.

Ndër pjesëmarrësit e shumtë në konferencë të ardhur nga 6 vende të botës veçojmë 2 ish presidentët e Republikës së Shqipërisë Z Rexhep Meidani dhe Z Alfred Moisiu.

“Sot, si rezultat i zhvillimit të përshpejtuar jetojmë në një botë të pasur me shumë të mira por të mbartur me shumë probleme e rreziqe që meritojnë të studiohen dhe të njihen më mirë për ti vënë në rrugën e zgjidhjes. Kjo është një detyrë imperative në radhë të parë për institucionet shkencore dhe kërkimorë ku bëni pjesë edhe ju, universitetet. Ruajtja dhe mbrojtja e identitetit është një sfidë që duhet të na shqetësojë, unë ju përgëzoj pasi kjo konferencë e tregon qartë se jemi në rrugën e duhur.”- u shpreh Z Moisiu gjatë fjalës së tij përshëndetëse.

Ndërsa Z Meidani e vuri theksin mbi revolucionin digjital si një element thelbësor në njohjen, mbrojtjen, forcimin  dhe zhvillimin e identiteve, kombeve e kulturave ashtu siç bëri revolucioni industrial dikur.

ICH siguroi edhe një hërë mjedisin ndërdisiplinor për për hulumtuesit, akademikët dhe specialistët për të paraqitur dhe diskutuar inovacionet më të fundit, trendet dhe shqetësimet, sfidat praktike të hasura gjatë punës kërkimore dhe zgjidhjet e miratuara në fushën e identitetit, kulturës dhe komunikimit.

/Erzen Carja/

IMG_8959 DSC_0016 DSC_0026 DSC_0040 DSC_0069 DSC_0076 DSC_0085 DSC_0092 DSC_0134 DSC_0193 DSC_0212 IMG_8868 IMG_8905 IMG_8911 IMG_8922 IMG_8936

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar