Polemikat e Eurovisioint!

Të gjithë u befasuam mbrëmë me rezultatin që Shqipëria arriti në finalen e Eurovisionit, por polemikat nuk munguar edhe gjatë dhënieve të pikëve nga shtetet pjesëmarrëse. Por si është votimi i natës finale të Eurosoungut. Që nga viti 2009 , votimi në Eurovision Song Contest është ndarë midis jurive profesionale dhe televotimi 50/50 dhe këtë

Të gjithë u befasuam mbrëmë me rezultatin që Shqipëria arriti në finalen e Eurovisionit, por polemikat nuk munguar edhe gjatë dhënieve të pikëve nga shtetet pjesëmarrëse.

Por si është votimi i natës finale të Eurosoungut. Që nga viti 2009 , votimi në Eurovision Song Contest është ndarë midis jurive profesionale dhe televotimi 50/50 dhe këtë e panë sesi funksionon nga televotimi kanë dale fitues shtetve që nuk morën të njëjtën vlerësim nga juritë e shteteve. Wiwibloggs, i cili është blogu më i madh për sa i përket Eurovisionit ka shkruar se për herë të parë në historinë e Eurovizionit, fituesi nuk fitoi nga televotimi por nga juritë profesioniste. MANS Zelmerlöw është renditur i treti  nga televotimi i fancave me 279 pikë, sepse vendin e dytë për vota nga publiku u rendit  Polina Gagarina e Rusisë në 286 dhe Il Volo të Italisë që fituan dhe nga televotimi me një diferencë të konsiderueshme me 366 pikë. Ata nuk kanë lënë pa komentuar dhe rastin e Shqipërisë. Elhaida Dani e Shqipërisë u eliminua edhe nga Top 10 sepse nga televotimi ajo ka dalë në vednin e 9-të me 93 pikë por që nga juritë profesionale ajo u rëndit në vendin e  26-të me 4 pikë.

Screen-Shot-2015-05-24-at-14.43.31

Shqipëria 6 pikë ka marrë nga Austria, 8 nga Belgjika, 1 nga Çekia, 12 nga Maqedonia, 5 nga Gjermania, 10 nga Greqia, 12 nga Italia, 10 nga Mali i Zi, 5 nga Serbia, 7 nga Sllovenia, 5 nga Suedia dhe 12 nga Zvicra.

Për ndryshe, vota përfundimtare Shqipëria ka marrë 12 nga Maqedonia, 10 nga Mali i Zi, 6 nga Belgjika dhe 10 nga Greqia. Në total 34 pikë që e renditën Elhaida Danin në vendin e 17-të, por përsëri skandalet nuk kanë mbaruar sepse në qershor do të diskutohen votat e marra nga Maqedonia dhe nga Mali i Zi për Shqipërinë.

/Redjon Shtylla/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar