PE, transparencë mbi ngjarjet në Kumanovë: Nuk është konflikt etnik

Deputetët e Parlamentit Europian ditë e djeshme ka diskutuar në lidhje me ngjarjen më të fundit në Maqedoni. Debati nisi pas leximit të deklaratës nga përfaqësuesja e lartë për politikën e jashtme dhe siguri Federica Mogherini në të cilin shprehet pikëllimi i thellë mbi konfliktin dhe viktimat në Kumanovë duke cilësuar se nuk duhet shikuar

Deputetët e Parlamentit Europian ditë e djeshme ka diskutuar në lidhje me ngjarjen më të fundit në Maqedoni. Debati nisi pas leximit të deklaratës nga përfaqësuesja e lartë për politikën e jashtme dhe siguri Federica Mogherini në të cilin shprehet pikëllimi i thellë mbi konfliktin dhe viktimat në Kumanovë duke cilësuar se nuk duhet shikuar si një konflikt etnik, por vepër e grupimeve kriminale.

Gjatë seancë plenare të ditës së djeshme u shpreh shqetësimi mbi situatën e krijuar për shkak të krizës politike në vend duke ftuar Parlamentin Europian të mbështesë Maqedoninë në rrugën drejt BE-së.

Përkatësisht përfaqësuesi i grupimit të madh, atij PPE, Eduard Kukan i bëri ftesë PE të mbështesë Maqedoninë në rrugën e saj europiane, pasi kështu do të ndihmonte në zhgjidhjen e problemeve në këtë vend.

“Është e nevojshme të bëhet një hetim i pavarur për ngjarjet në Kumanovë për aferat që po tronditin kreun politik maqedonas” u shpreh kukan

Po ashtu deputetja austriake Ulrike Lunacek u shpreh se është e tronditur nga ngjarjet më të fundit në Kumanovë. “Duhet bërë një hetim i pavarur për atë se çfarë ka ndodhur atje. Duhet të hetohen akuzat se Nikolla Gruevski, me përkrahjen e Rusisë, i ka inskenuar konfliktet e armatosura.” Deklaroi Lunacek

/Objektiv.al/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar