Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Ministrerialin rajonal në luftën kundër terrorizmit u ndal në ngjarjet më të fundit në Kumanovë. Kreu i ekzekutivit i ka cilësuar të patolerueshme ngjarjet që ndodhën në Kumanovë duke shtuar se kjo është një shprehje e qartë e degradimit të demokracissë së një vendi. “Është shumë e
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Ministrerialin rajonal në luftën kundër terrorizmit u ndal në ngjarjet më të fundit në Kumanovë. Kreu i ekzekutivit i ka cilësuar të patolerueshme ngjarjet që ndodhën në Kumanovë duke shtuar se kjo është një shprehje e qartë e degradimit të demokracissë së një vendi.
“Është shumë e rrezikshme përzierja e termave. Termi “terrorizëm” dhe termi “shqiptarë” në Maqedoni u bashkuan dhe kjo është e patolerueshme në një kohë kur shqiptarët kanë qënë, janë dhe do të mbeten një faktor thelbësor shtetëformues për Maqedoninë”, nënvizoi Rama.
Rama u shpreh se për të bërë bashkë terrorizmin dhe shqiptarët është thjesht një përpjekje për të t’i shtuar terrorizmit ngjyrim etnik dhe kjo është tërësisht e paranueshme. Po ashtu Rama u bëri thirrje përfaqësuesve të shtetit maqedonas të bëjë transparente drejtësinë mbi ngjarjen e ndodhur në Kumanovë ku humbën jetën 24 persona, 14 shqiptarë dhe 8 punonjës piolicie.
“Asgjë më e rrezikshme nuk mund të na ndodh të gjithëve ne në këtë betejë të përbashkët ndaj terroizmit, që ta përfshimë këtë termë me shprehje të problematikës së ngarkuar të degradimit të demokracisë dhe përzjerja e kësaj me tragjedinë e Kumanovës është e patolerushme. Ashtu siç do të jetë nga shtetit shqitparë e patolerushme mungesa e transparencës dhe drejtësisë për dëmet dhe terrorin e Kumanovës”, nënvizoi Rama.
Rama shtoi më tej se Shqipëria do të mbështesë Maqedoninë në NATO vetëm atëherë kur kjo e fundit të respektojë plotësimin e Marrëveshjes së Ohrit.
/Objktiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *