Në një intervistë të dhënë për “Sky Sport”, Fernando Alonso ka thënë se është i lumtur me lëvizjen e tij tek McLaren, pasi asgjë nuk ka ndryshuar tek Ferrari. Pas pesë sezonesh zhgënjyese dhe në pamundësinë për të fituar një titull, Alonso la Skuderinë Ferrari për t’u ribashkuar me McLaren. Ai ndihet i lumtur dhe
Në një intervistë të dhënë për “Sky Sport”, Fernando Alonso ka thënë se është i lumtur me lëvizjen e tij tek McLaren, pasi asgjë nuk ka ndryshuar tek Ferrari.
Pas pesë sezonesh zhgënjyese dhe në pamundësinë për të fituar një titull, Alonso la Skuderinë Ferrari për t’u ribashkuar me McLaren. Ai ndihet i lumtur dhe plotësisht i sigurt me vendimin që ka marrë pasi nuk do të dëshironte një apo dy vjet të tjerë si ato që la pas.
“Unë jam shumë i lumtur me këtë veprim”, -tha Alonso për “Sky Sport”. “Në vitin e fundit me Ferrarin kam qënë gjysëm minuti- rreth një minutë pas Mercedes dhe të dielën ata ishin 43 sekonda prapa në Barcelonë. Asgjë nuk ka ndryshuar dhe kjo është një nga arsyet pse mora vendimin për të lëvizur pasi nuk e doja një vit të gjashtë apo të shtatë si pesë vitet e kaluara.”
Sa për formën e McLaren, edhe pse dështoi për të përfunduar garën në Spanjë, Alonso thotë se ai është i motivuar për të marrë pikët e para në Monako.
“Unë jam i motivuar plotësisht. Në qoftë se ne mund të jemi konkurrues së shpejti do të kishte një shije të ëmbël, sepse e kemi nisur nga zero dhe mendoj se do të marrim pikë në Monako. Jam optimist dhe shpresojmë se në fund të kampionatit do të jemi afër podiumit”, -tha Fernando Alonso.
/Dashnor Myftarago/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *