Një zjarr ka shpërthyer në bordin e tragetit të linjës Bari-Durrës ku numëroheshin 260 pasagjerë, mes tyre shumë shqiptarë, të cilët hynin në Shqipëi. Zjarri ra në mesnatën e së martës më 12 maj rreth orës 24:00. Lajmi konfirmohet edhe nga kapiteneria e Portit të Barit sipas së cilës zjarri ka rënë në tragetin “Françeska”
Një zjarr ka shpërthyer në bordin e tragetit të linjës Bari-Durrës ku numëroheshin 260 pasagjerë, mes tyre shumë shqiptarë, të cilët hynin në Shqipëi. Zjarri ra në mesnatën e së martës më 12 maj rreth orës 24:00. Lajmi konfirmohet edhe nga kapiteneria e Portit të Barit sipas së cilës zjarri ka rënë në tragetin “Françeska” i nisur nga Bari rreth orës 23:00 dhe pritej të mbërrinte në Durrës rreth orës 08:00 të mëngjesit.
Burime nga gazeta italiane bëjnë me dije zjarri është arritur të shuhet rreth orës 02:30 minuta dhe rreth orës 07:00 me ndihmën e një rimorkiatori trageti ka mundur të ankorohet në portin e Barit.
Sipas të dhënave mësohet se shkak i zjarrit mund të jetë tek një avari në motor, ndërkohë për t’i ardhur në ndihmë janë angazhuar tre anije të nisura nga porti i Barit dhe tre anije të Guarda Di Financa dhe zjarrëfikës. Situata ka qenë nënkontroll duke mos shënuar të lënduar.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *