“Kumanova” dorëhiqet zv/kryeministri, ministrja e Brendshme dhe ai i Transporteve

  Shkup-Aksioni policon në lagjen e “Trimave” në Kumanovë ku mbetën të vrarë 22 persona mes tyre edhe 8 policë ka sjellë dorëheqjen e zv/Kryeministrit, njëherësh ministër i Financave, Zoran Stavreski, Ministrja e Punëve të Brendshme, Gardana Jankullovska si dhe ministri i Transporteve, Mile Janakievski. Dorëheqja e ministres së Brendshme vjen pas protestave kur opozita

 

Shkup-Aksioni policon në lagjen e “Trimave” në Kumanovë ku mbetën të vrarë 22 persona mes tyre edhe 8 policë ka sjellë dorëheqjen e zv/Kryeministrit, njëherësh ministër i Financave, Zoran Stavreski, Ministrja e Punëve të Brendshme, Gardana Jankullovska si dhe ministri i Transporteve, Mile Janakievski.

Dorëheqja e ministres së Brendshme vjen pas protestave kur opozita publikoi informacione që e përfshinin atë në përpjekjet për të mbuluar vrasjen e Martin Neshkovski dhe pas aksionit policor të bërë në Kumanovë.

Dorëheqjet vijojnë me shefin e Drejtorisë së Sigurimit dhe Kundërzbulimit të Maqedonisë, ndërkohë ka zëra që flasin për një dorëheqje të mundshme të Prokurorit Publik, Marko Zvrlevski. Burime nga media maqedonase bëjnë me dije se Mijallkov është një nga protagonistët kryesor të politikës në Maqedoni.

Capture12 (1)

Menjëherë pas dorëheqjeve më të fundit kryeministri Nikolla Gruevski I ka dorëzuar Parlamentit propozimet e reja për ndryshimet në Qeveri. Si ministër të Brendshëm ka propozuar Mitko Çavkov, drejtor I tanishën I Drejtorisë ssë Sigurimit Publik dhe si ministër të Transportit, Vllado Misajllovski. Seanca për emërimin e ministrave të rinj pritet të bëhet sot në orën 13:00.

/Objektiv.al/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar