Cavani i thotë po Juventusit

Uruguaiana i është  premtuar Juves, por Zlatan dëshiron largimin dhe PSG nuk mund të privohet nga dy yje. Në Itali e quajnë premtimi i martesës. Edinson Cavani dhe Juve janë të gatshëm që të lidhen deri në 2019. Në orët e fundit sulmuesi uruguajan ka hequr dyshimet e fundit dhe i dha OK për trasferim

Uruguaiana i është  premtuar Juves, por Zlatan dëshiron largimin dhe PSG nuk mund të privohet nga dy yje.

Në Itali e quajnë premtimi i martesës. Edinson Cavani dhe Juve janë të gatshëm që të lidhen deri në 2019. Në orët e fundit sulmuesi uruguajan ka hequr dyshimet e fundit dhe i dha OK për trasferim Beppe Marotta dhe Fabio Sporti.

Në fakt ish-sulmuesi i Napolit ka konsideruar gjithmonë një mundësi Juventusin, madje edhe kur Atletico Madrid dukej rrotull. Është e qartë, megjithatë,  për të bërë një ndryshim në këtë lloj kalibri është aspekti ekonomik. Dhe Edinson Canani dëshiron një pagë  të lartë pothuajse të barabartë me atë që gëzon tani tek Paris Saint Germain, dmth 7.5 milionë euro.0

Përveç kësaj kampionët e Italisë janë të angazhuar për të bërë atë të nënshkruajë një kontratë deri në 2018. Duke pasur parasysh se El Matador tani është 28 vjeç, Juventus e shikon ende me perspektive për të ardhmen. Por tani fillon fazën më delikate, sepse Juve nuk  ka raporte të mira me PSG, edhe për shkak se Italianet nuk duan të zgjojnë një qen të fjetur … Gjithkush e di se Nasser Al Khelaifi mund ta çojë Paul Pogban në kryeqytetin francez. Në Torino,  janë duke u rrekur për ta konfirmuar Pogla-n si “mister 100 milionëshi”  dhe dëshirojnë ta mbajne edhe për sezonin e ardhshëm.

Gjithcka mbetet të shihet nëse Juve do të tentoj të trasferoj Cavanin duke parë që nga ky i fundit nuk kanë munguar mesazhet e dashurisë.

/Ermand Vrapi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar