Rama në by-pass-in e Vlorës, ndalon edhe në Albania Open 2015

  Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishën në punimet e by-pass-it në Vlorë. Në një deklaratë për mediat Rama theksoi se ky është volumi më i madh i investimeve në këtë qytet dhe përmes tyre do të krijohet një konfiguracion i ri turistik dhe ekonomik. “Me by-pass-in e Vlorës, Transballkaniken, rrugën e lumit të

 

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishën në punimet e by-pass-it në Vlorë. Në një deklaratë për mediat Rama theksoi se ky është volumi më i madh i investimeve në këtë qytet dhe përmes tyre do të krijohet një konfiguracion i ri turistik dhe ekonomik.

“Me by-pass-in e Vlorës, Transballkaniken, rrugën e lumit të Vlorës që jo vetëm është projektuar por ka marrë dhe mbështetjen financiare nga një institucion i huaj financiar dhe presim të nënshkruajmë kontratën në shtator. Dhe me vijën bregdetare kemi volumin më të madh të investimeve në territor. Bëjmë dhe një investim të madh në këtë periudhë të parë të qeverisjes. Në 2017 do të jetë komplet gjë tjetër. Ne e kemin thënë se do të jetë një ndër vijat bregdetare më të bukura të Mesdheut dhe do ta bëjmë” tha Rama në fjaln e tij.

Tjetër ndalesë e Kryeministrit ishte ajo në aktivitetin Albania Open 2015. Në fjalën e tij Rama theksoi se rëra që po përdoret për shtresëzimin e vijës bregdetare është e një cilësie optimal.

“ Për pak ditë lidhet edhe kontrata me Komisionin Europian për financimin e pjesës tjetër. I gjithë kantieri plotësohet sepse kemi pasur tre pjesë të ndryshme. Njëra pjesë është kjo që ka filluar me rërën, për të cilat janë bërë dhe analizat në Itali sepse vlonjatët kishin shqetësim nënse do të ishte rëra e duhur. Rëra ka dalë më një ciëlsi optimale. Është pritur gjithë cikli i këtij shtresëzimi natyral, ndërtuesit nuk donin gurët për këtë sipërfaqe.

Do vazhdojë shtresëzimin më një teknikë optimale thasësh me rërë. Në krahun tjetër do vazhdojë gjithë pjesa që ka të bëjë me infrastrukturën dhe me transformimin në shëtitoren praktikisht më të gjatë të bregdetit dhe pjesa e tretë janë pishat që janë porositur një vit më parë, pisha të rritura që do shoqërojnë gjithë këtë vijë bregdetare siç ishte në projekt.

Kuptohet që duke qenë se për vite të tëra ka pasur një braktisje totale Vlora dhe një boshllëk në pamundësi për të thithur të gjithë atë turizëm që mund të thithë, edhe padurimi mbetet i madh dhe është i mirëkuptueshëm. Por çdo punë do kohën dhe punë e vetë në mënyrë që të bëhet me standardet optimale. Jam i bindur se përfundimi i punimeve do qetsojë plotësisht shpirtin e këtij qyteti kaq shumë kohë të harruar dhe dërmuar faktikisht nga mungesa e investimeve”, u shpreh Rama

 

/Objektiv.al/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar