Bazhdari padit Sali Berishën mbi deklarata e bëra në Kuvend

Keti Bazhdari, kandidate e koalicioni të majtë për Bashkinë e Shkodrës ka ngritur padi penale në Gjykatë ndaj deputetit demokrat Sali Berisha duke e akuzuar për shpifje në lidhje me deklaratat e bëra nga deputeti demokrat gjatë seancës të së enjtes në Kuvend. Në padinë e dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme, Bazhdari kërkon dëmshpëblim në

Keti Bazhdari, kandidate e koalicioni të majtë për Bashkinë e Shkodrës ka ngritur padi penale në Gjykatë ndaj deputetit demokrat Sali Berisha duke e akuzuar për shpifje në lidhje me deklaratat e bëra nga deputeti demokrat gjatë seancës të së enjtes në Kuvend.

Në padinë e dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme, Bazhdari kërkon dëmshpëblim në lekë nga ish-kryeministri Berisha. Një një deklaratë të dhënë për mediat Bazhdari është shprehur se paratë që do të marrë nga procesi civil do t’ia dhurojë shkollës Iliria në qytetin e Shkodrës të ngritur për komunitetin egjiptian.  

Deklatat e deputetit Berisha në kuvend

“Meqënëse po sheh Bozhdarin, do ta them publikisht po ia them edhe njëherë. Pasura e saj është me tytë të revoles, po po edhe ndaj kujt, ndaj kujt? Kujt ja mori Keti pasurinë? Si na lindi Keti pasunare e madhe, si na u bë e bija e një të përndjekuri? Po po po, të them unë ty, po me revole ndaj kujt o zotëri? Ndaj të dashurit të vet që e kishte me depresion…”

Sipas Bazhdarit, deklarata e Berishës është e qëllimshme dhe ka si qëllim të influencojë elektoratin para zgjedhjeve të 21 qershorit.

Deklarata për media e Keti Bazhdarit

“Në cilesine e kandidates se Aleances per Shqiperine Europiane per Kryetare te Bashkise Shkoder deshiroj te informoj gjithe opinion publik dhe vecanerisht zgjedhesit e Bashkise Shkoder, se sot kam depozituar ne Prokurorine e Pergjithshme dhe ne Gjykaten e Rrethit Gjyqsor Tirane respektivisht:
Kallezimin Penal ndaj deputetit te PD-se, Sali Berisha, per konsumimin e vepres penale te SHPIFJES ndaj personit tim, bazuar ne Nenin 120 te Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë;

Padi Civile, per shlyerjen e demit civil si rrejedhoje e cenimit në nderin e personalitetin tim kunder deputetit te PD-se, Sali Berisha, bazuar në nenin 625§1/a të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë.  Sqaroj opinion publik se, në seancën plenare të datës 07 Maj 2015, deputeti Sali Berisha duke folur nga foltorja e kuvendit ka bërë këtë deklaratë:
“Meqënëse po sheh Bozhdarin, do ta them publikisht po ia them edhe njëherë. Pasura e saj ëstë me tytë të revoles, po po edhe ndaj kujt, ndaj kujt? Kujt ja mori Keti pasurinë? Si na lindi Keti pasunare e madhe, si na u bë e bija e një të përndjekuri? Po po po, të them unë ty, po me revole ndaj kujt o zotëri? Ndaj të dashurit të vet që e kishte me depresion…”.

Kjo deklaratë është kryer me dashje direkte dhe me qëllim për të diskredituar në opinionin shoqëror nderin dhe dinjitetin e personit tim, me qellim per te influencuar ne menyre te paligjshme ne elektoratin e Bashkise Shkoder per zgjedhjet vendore te dates 21 Qershor 2015.

E bindur ne verdiktin e drejte dhe te ndershem te organeve te drejtesise, pres me padurim qe deputeti Sali Berisha te shpallet publikisht shpifes nga gjyqsori si dhe siguroj opinion publik qe cdo qindarka qe do marr si demshperblim nga shkelesi i ligjit, Sali Berisha, nga procesi civil kunder ketij te fundit do t’ia dhuroj Shkolles Iliria me qellim dhe destinacion permisimin e kushteve te komunitetit Egjiptian.

Me respekt,
Keti Bazhdari
Kandidat per Kryetare e Bashkise Shkoder

/Objektiv.al/

 

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar