“Nafta”, arrestohen 4 persona; në kërkim dy të tjerë

Katër shtetas u arrestuan në flagrancë përgjatë operacionit në fushën e hidrokarbureve në qytetin e Fierit. Sektori i Krimit Ekonomik Financiar në Fier, në vijim të operacionit në fushën e hidrokarbureve, në bashkëpunim dhe me Doganën dhe Tatimet, ushtruan kontroll ndaj 8 subjekteve. Në përfundim të operacionit u arrestuan në flagrancë për “kontrabandë me mallra

Katër shtetas u arrestuan në flagrancë përgjatë operacionit në fushën e hidrokarbureve në qytetin e Fierit. Sektori i Krimit Ekonomik Financiar në Fier, në vijim të operacionit në fushën e hidrokarbureve, në bashkëpunim dhe me Doganën dhe Tatimet, ushtruan kontroll ndaj 8 subjekteve.

Në përfundim të operacionit u arrestuan në flagrancë për “kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”, “fshehje të të ardhurave” dhe “mospagim të taksave e tatimeve”, shtetasit Armand Gremi, Andrea Tomori, Mihallaq Bubullima dhe Vezir Çepele.

Ndërkaq, policia shpalli në kërkim shtetasit A. I dhe Y. X. Hetimet do të vazhdojnë dhe ndaj punonjësve tatimorë e doganorë që nuk kanë ushtruar detyrën e tyre ligjore.

Ndërkohë, deri ditën e martë, në shkallë vendi, Policia bëri të ditur se gjatë këtij operacioni janë kontrolluar gjithsej 17 subjekte në Tiranë, Durrës, Fier dhe Lezhë. Ndërsa 9 subjekte janë proceduar penalisht për fshehje të ardhurash.
 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar