Shumë shpejt Rinasi mund të mos e ketë më i vetëm ekskluzivitetin e fluturimeve në Shqipëri duke i hapur kështu rrugën e liberalizimit të tregut ajrorë si edhe hapjes njëkohësisht të aeroporteve të Kukësit dhe atyre në Jug të vëndit. Ky lajm është bërë i ditur nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes, Arben
Shumë shpejt Rinasi mund të mos e ketë më i vetëm ekskluzivitetin e fluturimeve në Shqipëri duke i hapur kështu rrugën e liberalizimit të tregut ajrorë si edhe hapjes njëkohësisht të aeroporteve të Kukësit dhe atyre në Jug të vëndit.
Ky lajm është bërë i ditur nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, gjatë diskutimeve për pr/ligjin për turizmin. Ministri Arben Ahmetaj ka shtuar se brënda 2 muajve do të hiqet ekskluziviteti i fluturimeve. Një gjë të tillë e ka deklaruar pak ditë më parë edhe ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, i cili u shpreh shumë optimist se së shpejti do të arrihet një marrëveshje që ekskluziviteti mbi qiellin e Shqipërisë të hapet duke ofruar më shumë shërbime për qytetarët shqipëtarë.
Deri më tani si pasojë e detyrimit kontratual për të përdorur një aeroport të vetëm, biletat e fluturimeve për qytetarët shqiptarë ishin shumë më të shtrenjta se ato të vëndeve të rajonit. Një masë e tille pritet të afrojë drejt Shqipërisë edhe kompanitë e mëdha që aplikojnë tarifa shumë më të ulëta.
/Rovena Mydini/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *