ICES mbledh sëbashku studiues dhe akademikë nga 6 vende të botës

Departamenti i Shkencave të Edukimit në Universitetin Bedër organizoi për të 4-tin vit radhazi Konferencën Ndërkombëtare në Shkencat e Edukimit (ICES). Në këtë konferencë morën pjesë referues nga 6 vende të botës të cilët mbajtën mbi 70 kumtesa ku  pasqyruan punën e tyre kërkimore dhe studimet në fushën e Edukimit. Drejtuesja e konferencës Dr Tidita

Departamenti i Shkencave të Edukimit në Universitetin Bedër organizoi për të 4-tin vit radhazi Konferencën Ndërkombëtare në Shkencat e Edukimit (ICES).

Në këtë konferencë morën pjesë referues nga 6 vende të botës të cilët mbajtën mbi 70 kumtesa ku  pasqyruan punën e tyre kërkimore dhe studimet në fushën e Edukimit.

Drejtuesja e konferencës Dr Tidita Abdurrahmani në fjalën e saj përshëndetëse solli në qendër të vëmendjes rëndësinë e edukimit të brezave si dhe vështirësitë, sfidat dhe aktualitetin e kësaj fushe në ditët e sotme. Më pas ajo bëri një përmbledhje të shkurtër të konferencave të mëparshme si dhe falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë aktivitet.

Ndër temat e shumta që u trajtuan në sesionet përbërëse të konferencës përmendim: Risitë pedagogjike në Arsim, Projektet e përbashkëta ndërkombëtare, Çështjet e përgjithshme, Përbërja e kurrikulave mësimore, Arsimi i lartë, Teknologjitë e Komunikimit dhe Informacionit, Arti & Kultura si pjesë e pandashme e arsimit, Shkencat Sociale, Kërkimi shkencor etj.

Në fjalën e tij përshëndetëse Rektori i Universitetit Bedër Dr Ferdinand Gjana u shpreh i emocionuar për faktin se kjo konferencë ashtu si çdo konferencë tjetër që Bedër organizon është kthyer në një traditë e cila mbledh çdo vit studiues dhe akademikë nga e gjithë Bota.

Aktiviteti vazhdoi më tej me prezantimin e punimeve nga referuesit e shumtë në sesione të ndryshme. Punimet e konferencës u ndoqën nga studentë, pedagogë dhe të ftuar specialë.

ICES, një ndër 5 konferencat ndërkombëtare që Bedër organizon çdo vit, synon të mbledhë sëbashku akademikë, studiues si dhe profesionistë të shumtë për të ndarë eksperienca të ndryshme dhe zgjidhje praktike në fushën e edukimit e më gjerë.

/Erzen Carja/

 

DSC_02120003cmcgDSC_0173  DSC_0391DSC_0271DSC_0242DSC_0337  DSC_0465 DSC_0494 xkdsjk

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar