Duka zbardh seancën e Lozanës: Ndeshja Serbi­-Shqipëri nuk do riluhet

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, deklaroi se pas seancës gjyqësore që u mbajt pak ditë më parë në Lozanë të Zvicrës, pala shqiptare është optimiste për një rezultat pozitiv. Duka tha se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë ka një autoritet që njihet në mbarë botën dhe një vendim ndryshe nga dy

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, deklaroi se pas seancës gjyqësore që u mbajt pak ditë më parë në Lozanë të Zvicrës, pala shqiptare është optimiste për një rezultat pozitiv.

Duka tha se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë ka një autoritet që njihet në mbarë botën dhe një vendim ndryshe nga dy shkallët e gjykuara më parë, pritet të merret para qershorit. Edhe pse ka ende kohë për të parë vendimin e plotë të zbardhur nga KAS, Duka tha se një gjë është e sigurt, që ndeshja Serbi­-Shqipëri nuk do të përsëritet.

“Çdo vendim mund të ndodhi, por përsëritje ndeshjes nuk ka. Madje as ndarja e fajit në dyshë. Fajin e ka njëra palë. Nëse Serbia është përgjegjëse, këtë e vërteton edhe dënimi… nuk e ndërpremë ne lojën, e ndërpreu albitri edhe nga vetë dëshmia e tij kjo rezulton… Ne duhet ta fitojmë, duhet ta fitojë futbolli dhe duhet të dënohen huliganët”,­deklaroi Duka mbrëmjen e së dielës në “Ora News”.

Duke folur për seancën gjyqësore që u zhvillua në Lozanë, Duka tha se fillimisht nga pala shqiptare dëshmoi kapiteni i skuadrës, Cana dhe më pas trajneri Xhani De Biasi e mbrojtësit ligjorë.

Në intervistën e tij televizive, Duka tha se gishti nuk duhet të drejtohet nga President i UEFA­së, Mishel Platini për vendimin e marrë në dy shkallët e para. Sipas Dukës, kreu i UEFA­s ka ndihmuar Shqipërinë në shumë projekte sportive. “Presidenti i UEFA­s e ka bërë mirë punën e tij. Shumë mendojnë se ai është fajtor, por raportet institucionale me presidentin, duhet të janë të mira. Ne mund të kujtojmë shumë gjëra të mira që futbolli shqiptar ka nga UEFA, qoftë edhe nën drejtimin e Mishel Platini. Kemi bërë projekte më shumë se fqinjët tanë, edhe nga Serbia dhe ne duhet të vazhdojmë të kemi marrëdhënie të mira”,­deklaroi Duka.

Ndërkaq, në dy vendimet e para të gjykuara në shkallët e UEFA­s, Shqipërisë i është dhënë humbje në tavolinë ndaj Serbisë në rezultatin 3­0 dhe FSHF­ja është gjobitur në shumë e 100 mijë eurove. Po të njëjtën gjobë mori edhe federata serbe e futbollit, ndërkohë që tri pikët e marra ndaj Shqipërisë, iu hoqën për organizim të dobët të ndeshjes. Gjithashtu, skuadra serbe u dënua që dy ndeshje t’i zhvillojë pa praninë e tifozëve.

Pjesë nga intervista e Armando Dukës në “Ora News”:

Si ishte e ndërtuar seanca?

Ka qenë një seancë e gjatë. Ka filluar në orën 8 të mëngjesit dhe ka përfunduar rreth orës 9 të darkës. Trupi i arbitrave përbëhej nga një italian, nga një gjerman dhe nga një anglez… ka qenë dëshmitar Cana dhe De Biasi. Ne kemi pas palë kundërshtare UEFA­n. Fillimisht seanca filloi me dëshminë e Canës, më pas me De Biasin dhe në video konferencë ka qenë kapiteni i skuadrës serbe. Në rolin e dëshmitarit në sallë ka qenë edhe sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Serbisë. Ajo që dëshmoi kapiteni i skuadrës shqiptare ishte ajo që kemi thënë.

Po për dy variantet e kapitenit serb?

Ai ka dhënë dëshminë e tij më parë, siç ka dhënë edhe arbitri. Dëshmia e tij ka qenë një gënjeshtër e plotë. Ai deklaroi se arbitri i ra bilbilit, ndërkohë që albiti nuk doli fare nga dhomat e zhveshjes. Pra, dikush e ka instruktuar kështu, nuk e ka instruktuar mirë. Dëshmitë e FSHF janë vetëm dëshmi të vërteta. Nuk pretendon njeri se është shtrembëruar diçka. Edhe kapiteni, edhe trajneri, paçka se nuk ka qenë një urdhër për të hyrë në fushë, do thonin pra se s’mund të futeshin në fushë. Këtë mbrojtja e ka argumentuar nëpërmjet një eksperti, profesori… futbollistët shqiptar ishin në kushtet e vetëmbrojtjes dhe nuk mund të rrezikonin më tej.

Serbia ku mbahej fort? …

Ata mbrojnë gjithçka duke thënë se kemi pas marrë masa për të siguruar ndeshjen. Nuk është se ne kemi një gjë me federatën serbe. Ne kemi raporte korrekte. S’ka ndodhur thjesht për mos korrektësi të administrimit e sjelljes së huliganëve.

Pse u desh kaq shumë kohë?

Në fund të seancës të gjithë palët duhet të bëjnë një përmbledhje të asaj që u diskutua e cila ha shumë kohë, për avokatin tonë mori rreth një orë. Kryetari i seancës tha që mos bëni mbylljen sot, por na e dërgoni me shkrim. Kjo nuk u pranua nga pala serbe. Ne u interesuam për një vendim të shpejtë, qoftë edhe të paarsyetuar në fillim. Ata thanë se ndoshta do të dali vendimi i plotë, prandaj duan më shumë kohë. Nuk thanë më 13 qershor, por ndofta më parë.

Sa besoni?

Me çfarë kam parë në seancë, me çfarë kam parë në fushë, me duket e pabesueshme që mos të fitojmë në këtë çështje. Kështu që vendimi duhet të jetë në favor të Shqipërisë.

Përflitet shumë, por a ekziston mekanizimi i përsëritjes së ndeshjes?

Çdo vendim mund të ndodhi, por përsëritje ndeshjesh nuk ka. Madje as ndarja e fajit në dyshë. Fajin e ka njëra palë. Nëse Serbia është përgjegjëse, këtë e vërteton edhe dënimi… nuk e ndërpremë ne lojën, e ndërpreu arbitri edhe nga vetë dëshmia e tij kjo rezulton. Atëherë çfarë do të ndryshonte, pse ata s’e dinin që duhet të vinin rendin?… pra, s’ka se si të besojmë ndryshe. Ne duhet ta fitojmë, duhet ta fitojë futbolli dhe duhet të dënohen huliganët.

A rrezikon përjashtim Serbia?

Sipas statusit të UEFA­s, dënohesh nga përjashtim në 9 pikë.

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar