Dashnor Myftarago & Renato Osmani Punimet në autostradën Tiranë-Durrës janë bërë shkak i trafikut të rënduar në qarkullimin e automjeteve. Punimet për asfaltimin e autostradës Tiranë-Durrës kanë filluar që prej datës 12 prill 2015. Punimet po zhvillohen vetëm në njërin aks rrugor të autostradës, duke filluar nga rreth-rrotullimi “Shqiponja” deri në Kashar. Në mungesë
Dashnor Myftarago & Renato Osmani
Punimet në autostradën Tiranë-Durrës janë bërë shkak i trafikut të rënduar në qarkullimin e automjeteve.
Punimet për asfaltimin e autostradës Tiranë-Durrës kanë filluar që prej datës 12 prill 2015. Punimet po zhvillohen vetëm në njërin aks rrugor të autostradës, duke filluar nga rreth-rrotullimi “Shqiponja” deri në Kashar. Në mungesë të sinjalistikës nuk bëhet me dije se kur është data e finalizimit të punimeve
Si pasojë e këtyre punimeve është rënduar gjendja e trafikut, pasi automjetet po qarkullojnë vetëm në rrugën paralele të këtij aksi. Përdoruesit e urbaneve që përshkojnë këtë linjë ndihen të irrituar sepse për të mbërritur në destinacion iu nevojitet një kohë gati dyfish me e gjatë.
Për menaxhimin e trafikut ditën e premte, ditë kur qarkullimi ëhstë më i madh, ishin të pranishëm dy punonjës të policisë rrugore. Sipas të dy punonjësve, gjendja e trafikut ndryshon në varësi të ditëve dhe orëve. Gjendja e trafikut është më e rënduar rreth orës 12:00-16:00, sidomos ditëve të fundjavës.
Në intervistën e dhënë për Objektiv.al, drejtori i rikonstruksionit shprehet se punimet për njërin aks kanë filluar që ditën e diele, datë 12 prill 2015. “Aktualisht kemi asfaltuar pjesën e aksit rrugor që nga Kashari deri tek mbikalimi. Tashmë, kjo pjesë e aksit është e kompletuar edhe me sinjalistikat e duhura rrugore vertikale dhe horizontale. Tani pritet të vazhdojmë asfaltimin e pjesës së mbetur të aksit nga mbikalimi i Kamzës deri tek rreth-rrotullimi “Shqiponja”. Punimet kanë vazhduar intensivisht me orë të tejzgjatura, në disa raste dhe në orët e vona të natës. Mendojmë që brenda tre ditëve të kemi mbyllur punimet në këtë aks”, shprehet ai.
Ndërkohë në momentin e marrjes në intervistë të Drejtorit të rikonstruksionit vihen re vetëm dy punonjës të cilët po plotësonin aksin me sinjalistikën e duhur.
Duke i parashtruar një pyetje supervizorit z. Ergys në lidhje me masat që kanë marrë për uljen e trafikut, ai shprehet: “Normalisht që trafiku gjatë këtyre ditëve që po punohet është rënduar dhe për lehtësimin sadopak të tij kemi hapur të dyja korsitë e rrugës paralele vetëm me një sens (drejtim) lëvizjejeve. Gjithashtu këtë rrugë e kemi pajisur me bordurat anësore dhe me sinjalistika vertikale për parandalimin e aksidenteve”.
Kompania Geci sh.p.k. ka marrë përsipër rehabilitimin e këtij aksi si dhe të gjitha rrugëve hyrëse të Tiranës. “Pasi të kemi mbaruar punimet në këtë aks do të fillojmë rehabilitimin e rrugës hyrëse duke filluar nga rreth-rrotullimi i Saukut e deri tek Fakulteti i Gjuhëve të Huaja.”
Deri më tani pjesa e përfunduar e rrugës ka marrë një imazh krejt ndryshe dhe shumë shpejt pritet të funksionojë normalisht.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *