La Stampa: Serbi-Shqipëri, një turp i UEFA-s

Prestigjiozja italiane “La Stampa” e cilëson si turpin e futbollit evropian ndeshjen Serbi-Shqipëri. Francesco Manassero kujton se takimi eliminator i Euro 2016 nuk përfundoi për shkak të trazirave të rënda në stadiumin e Beogradit dhe tani është radha e CAS-it të gjykojë ankimet për dënimet e marra nga komisionet e UEFA-s. Në shkrimin e “La Stampa” kujtohet se

Prestigjiozja italiane “La Stampa” e cilëson si turpin e futbollit evropian ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Francesco Manassero kujton se takimi eliminator i Euro 2016 nuk përfundoi për shkak të trazirave të rënda në stadiumin e Beogradit dhe tani është radha e CAS-it të gjykojë ankimet për dënimet e marra nga komisionet e UEFA-s.

Në shkrimin e “La Stampa” kujtohet se edhe para se droni të fluturonte, mbi stadium mbizotëronte një atmosferë me publikun që ishte jashtë kontrollit.

Gabimi sipas tij qëndron te UEFA që lejoi të luhej një ndeshje e tillë, duke anashkaluar faktin se ishte një ndeshje e një niveli të lartë rrezikshmërie.

Pamjet filmike dokumentojnë qartë sipas “La Stampa”, se Kombëtarja e drejtuar nga Gianni De Biasi po luante në një ambient aspak miqësor ku pjesa më e madhe e lojtarëve u keqtrajtuan, sulmuan dhe fyen.

Duke u mbështetur te Fair Play, UEFA lejoi zhvillimin e takimit edhe pse diçka e tillë nuk ndodhi me Rusinë dhe Ukrainën apo me Spanjën dhe Gjibraltarin.

Ky është një autogol i UEFA-s lexohet në artikullin e gazetës italiane.

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar