Agjencia e Kombeve të Bashkuara, UNICEF, bën të ditur se rreth 100 mijë njerëz janë zhvendosur për shkak të konfliktit në Jemen, ndërsa fëmijët po vriten dhe janë të rrezikuar nga sëmundje të ndryshme. Në deklaratë thuhet se njerëzit kanë braktisur shtëpitë në kërkim të një strehe më të sigurt për veten e tyre dhe
Agjencia e Kombeve të Bashkuara, UNICEF, bën të ditur se rreth 100 mijë njerëz janë zhvendosur për shkak të konfliktit në Jemen, ndërsa fëmijët po vriten dhe janë të rrezikuar nga sëmundje të ndryshme.
Në deklaratë thuhet se njerëzit kanë braktisur shtëpitë në kërkim të një strehe më të sigurt për veten e tyre dhe për fëmijët. Por, UNICEF-i ka bërë thirrje për mbrojtjen e fëmijëve dhe familjeve të tyre sepse zhvendosje të tilla po rrezikojnë shëndetin e fëmijëve dhe po pengojnë shkollimin e tyre.
Të hënën Jemeni jugor u përfshi nga luftime të ashpra nëpërmjet kryengritësve dhe forcave besnike ndaj presidentit të vendit, ndërsa Kryqi i Kuq Ndërkombëtar ndeshi me vonesa në dërgimin e ndihmave tepër të nevojshme.
/Rovena Mydini/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *