Tre shqiptarë janë arrestuar në Londër, pasi u kapën nga policia britanike me 14 kg kokainë të fshehur në makinë. Në prangat e policisë britanike ranë Mirsad Brahimi, 28- vjeç, Bledar Doka, 32- vjeç dhe Brunilda Krasniqi, 35- vjeçe, por ka edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë bandë kokaine. Lënda narkotike iu kap
Tre shqiptarë janë arrestuar në Londër, pasi u kapën nga policia britanike me 14 kg kokainë të fshehur në makinë. Në prangat e policisë britanike ranë Mirsad Brahimi, 28- vjeç, Bledar Doka, 32- vjeç dhe Brunilda Krasniqi, 35- vjeçe, por ka edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë bandë kokaine.
Lënda narkotike iu kap në bagazhin e makinës së shtetasit Mirsad Brahimi. Sasia e kokainës së kapur ka vlerën rreth 2 milionë paund. Pas kontrolleve të bëra edhe në banesat e këtyre shtetasve policia ka gjetur edhe 15 mijë paund të fshehura në mikrovalën e shtetasit me iniciale M.B. Ky i fundit u arrestua në fillim të marsit dhe në datën 13 mars 2015 u dënua me dhjetë vjet burg.
/Rovena Mydini/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *