Mbipopullimi problem në shkollat e Kamzës

Nga Suzana Gjeleshi Shkolla 9-vjeçare dhe gjimnazi i përgjithshëm në Kamëz vijojnë të zhvillojnë  mësimin me dy turne. Ky nuk është një fenomen i panjohur në Tiranë dhe në zonat e saj, sepse shumica e shkollave vijojnë ta ndjekin  mësimin me dy turne dhe me klasat e tejmbushura. Edhe pse dita është zgjatur, fëmijët vazhdojnë

Nga Suzana Gjeleshi

Shkolla 9-vjeçare dhe gjimnazi i përgjithshëm në Kamëz vijojnë të zhvillojnë  mësimin me dy turne. Ky nuk është një fenomen i panjohur në Tiranë dhe në zonat e saj, sepse shumica e shkollave vijojnë ta ndjekin  mësimin me dy turne dhe me klasat e tejmbushura.

Edhe pse dita është zgjatur, fëmijët vazhdojnë të kthehen në shtëpi vonë për shkak se e zhvillojnë mësimin me dy turne dhe shtëpitë e disave pothuajse një orë e gjysmë larg  nga shkolla.

Prindërit shprehen të shqetësuar për orët e ngjeshura, për numrin e madh të nxënësve që ka një klasë, por shqetësimi më i madh mbetet orari kur përfundon mësimi. Ata janë të detyruar te shkojnë t’i marrin fëmijët e tyre nga shkolla, nga frika e errësirës dhe nga faktorët e tjerë që mund t’i rrezikojnë ata.

Znj. Zenepe Porja tregon se i duhet të lërë gjithmonë punën më herët për të marrë djalin e saj çdo ditë nga shkolla. Gjithashtu i duhet të bëjë një punë të dyfishtë më fëmijën e lodhur për ta ndihmuar në mësime.

Gjithë fëmijët shprehen të pakënaqur, si për orarin e nisjes herët të mësimit, ashtu dhe për mbarimin vonë. Dëbora, Eva dhe Livia shkojnë bashkë në shtëpi, por edhe pse në shoqërinë e njëra-tjetrës ato sërish kanë frikë.

1982173_229885653867486_1807235317_n (1)

Mësuesi Urim Halilaj thotë se i është dashur të presë dhe të qëndrojë me fëmijët, duke lënë mbas dore edhe punët e tij, derisa prindërit të vinin në shkollë për t’i marrë.

11084293_767526390032491_3576903909303429025_n

Të gjithë  mësuesit e shfaqin si problem mësimin me dy turne, por shkollat e Kamzës jo para shumë kohësh mësimin e kanë zhvilluar edhe me tre turne. Kalimi me dy turne gjithsesi është një hap i madh për to.

Gjithashtu edhe numri i nxënësve nëpër klasa ëstë ulur krahasuar me disa vite më parë, por gjithsesi mbetet sërish një problem serioz për standardet që duhet të kenë shkollat tona.

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar