“Selman Stermasi” së shpejti me “look” të ri

Në këtë rikonstruktim përfshihet edhe ndërrimi i tapetit të fushës, i cili ishte degraduar totalisht. Gjithashtu do të ndërtohen  shkallët  dhe fasada e tribunës  VIP. Karriget do të jenë të reja dhe do të kenë dekorin e ngjyrave të klubit bardhë e blu. “Ndërhyrje do të ketë edhe tek dhomat e zhveshjeve  të lojtarëve  dhe

Në këtë rikonstruktim përfshihet edhe ndërrimi i tapetit të fushës, i cili ishte degraduar totalisht. Gjithashtu do të ndërtohen  shkallët  dhe fasada e tribunës  VIP. Karriget do të jenë të reja dhe do të kenë dekorin e ngjyrave të klubit bardhë e blu.

“Ndërhyrje do të ketë edhe tek dhomat e zhveshjeve  të lojtarëve  dhe në dhomën  e arbitrave. Si fillim puna filloi nga rregullimi i fushës me drenazhimin e ujërave dhe ndërtimin e tapetit natyral”, deklaron për “Objektiv” arkitekti që po ndjek punimet, Ksenofon Hakoçelaj.

Sipas tij, këto ndërhyrje janë bërë sipas parametrave që kërkon UEFA.  Stadiumi do të reduktohet në 9 000 vende, nga 12 500 vende që ishte kur u ndërtua në vitin 1956. Për të përfunduar punimet brenda afatit të paracaktuar po punojnë me kohë të plotë 15 punëtorë.

Llogaritet që kostoja e rikonstruksionit të këtij impianti të shkojë rreth 400 000 euro dhe donatori i vetëm i saj është firma “Halili sh.p.k”. Kryesisht puna është  përqendruar në sektorët A, B dhe D të stadiumit, ndërkohë që siç shihet edhe në foto sektorët e tjerë nuk janë prekur ende.

Stadiumi është rikonstruktuar edhe në vitin 1995, por në këtë rast vetëm fusha. Vlen të përmendet që deri në vitin 1991 stadiumi ka mbajtur emrin “Stadiumi Dinamo”. Rekordi i pjesëmarrjes së tifozëve është shënuar më 30 shtator 1961 kur ëhstë luajtur ndeshja Partizani-Fenerbahçe. Të pranishëm në këtë sfidë kanë qenë 20 mijë tifozë.

Shpresohet që me përfundimin e rikonstruksionit klubi më i titulluar në Shqipëri, Tirana, të ketë një stadium ashtu siç e meriton.

IMG_0473

IMG_0476

IMG_0477

IMG_0480 IMG_0481

IMG_0484

IMG_0485

IMG_0486

IMG_0487

IMG_0488

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar