Zhvillohet takimi i parë ndërfetar ndërmjet Departamentit të Shkencave Islame në Universitetitn Bedër dhe Seminarit Ndërdioqezian në Shkodër. Të ftuarit nga Seminari Ndërdioqezian “Nëna e Këshillit të Mirë”, përbëheshin nga rektori i këtij Seminari Don Leonardo Falco, Drejtori i Institutit Filozofiko-Teologjik dhe pedagog i teologjisë dogmatike Atë Mario Imperatori, rektori i Seminarit “Redemptoris Mater” në
Zhvillohet takimi i parë ndërfetar ndërmjet Departamentit të Shkencave Islame në Universitetitn Bedër dhe Seminarit Ndërdioqezian në Shkodër.
Të ftuarit nga Seminari Ndërdioqezian “Nëna e Këshillit të Mirë”, përbëheshin nga rektori i këtij Seminari Don Leonardo Falco, Drejtori i Institutit Filozofiko-Teologjik dhe pedagog i teologjisë dogmatike Atë Mario Imperatori, rektori i Seminarit “Redemptoris Mater” në Lezhë Don Lorenzo Rosseti, pedagogu i teologjisë dogmatike dhe i dialogut ndërfetar Don Robert Kola, si dhe studentë të teologjisë katolike.
Ata janë pritur nga stafi pedagogjik i Departamentit të Shkencave Islame, dekani i Fakultetit të Shkencave Humane Prof. Dr. Ajhan Tekinesh, Drejtori i Kulturës dhe Dialogut Ndërfetar në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, Dr. Genti Kruja, Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Islame Dr. Selman Kuzu, Drejtori i Qendrës për Studime Islame Dr. Atakan Derelioglu, pedagogu z. Elton Karaj dhe studentë të shumtë të Shkencave Islame në Universitetin Bedër.
I pari në llojin e tij ky takim konsistoi në një seancë njohjesh mes dy njësive ku u diskutuan gjithashtu arritjet e deritanishme, fushat e bashkëveprimit me njësi të tjera brenda dhe jashtë vendit, programet e studimit si dhe aspiratat për të ardhmen.
Gjatë kësaj vizite, stafi pedagogjik i delegacionit katolik, është pritur edhe nga rektori i Universitetit Bedër, Dr. Ferdinand Gjana.
Të dyja palët e kanë vlerësuar si mjaft të frytshëm këtë takim, duke e cilësuar si hapin e parë të kalimit nga dialogu teorik në atë praktik, pikërisht nëpërmjet takimit dhe njohjes midis stafit pedagogjik dhe studentëve të Shkencave Islame dhe të Teologjikë Katolike në vendin tonë, duke u bërë një shembull konkret i harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare në Shqipëri.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *