Qeveria shqiptare ka zbardhur detajet e kredisë, që po tenton të marrë në tregjet ndërkombëtare me mbështetjen e Bankës Botërore. Ministria e Financave bëri publike se shuma e borxhit do të jetë 250 milionë euro dhe do të merret brënda dy muajve të ardhshëm para datës 30 qershor. Qeveria e ka bërë zyrtarisht këtë njoftim
Qeveria shqiptare ka zbardhur detajet e kredisë, që po tenton të marrë në tregjet ndërkombëtare me mbështetjen e Bankës Botërore. Ministria e Financave bëri publike se shuma e borxhit do të jetë 250 milionë euro dhe do të merret brënda dy muajve të ardhshëm para datës 30 qershor. Qeveria e ka bërë zyrtarisht këtë njoftim edhe në mediat ndërkombëtare.
Kredia që Qeveria kërkon të marrë duke përdorur si garant Bankën Botërore, do të përdoret për financimin e defiçitit buxhetor të këtij viti. Argumenti që qeveria jep për vendimin e marrjes së borxhit të ri në tregun e jashtëm me nevojën për të krijuar më shumë hapësira financimi për ekonomin, pa cënuar burimet e brëndshme financiare.
Disa ekspertë thonë se marrja e borxheve të reja rrit rreziqet për ekoniminë, në një kohë kur vendi po përballet me rritjen e shpejtë të ripagesave, që shlyejnë borxhet e marra në vitet e para të trazicionit. Duke përmendur vitin e kaluar, për herë të parë fluksi financiar me jashtë i buxhetit ishte negativ.
/Rovena Mydini/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *