Tre të arrestuar në Berat për trafikim minorenesh

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Beratit me akuzën se kanë trafikuar vajza minorene të moshës 15-vjeçare. Te arrestuarit janë Klajdi Çela,  Besnik Tola,të dy banues në qytetin e Poliçanit, si dhe Sotraq Dhima, banues në qytetin e Korçës. Ky i fundit ka qenë dhe i dënuar dy herë më parë për veprat penale ”falsifikim dokumentesh” dhe “dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Beratit me akuzën se kanë trafikuar vajza minorene të moshës 15-vjeçare.

Te arrestuarit janë Klajdi Çela,  Besnik Tola,të dy banues në qytetin e Poliçanit, si dhe Sotraq Dhima, banues në qytetin e Korçës. Ky i fundit ka qenë dhe i dënuar dy herë më parë për veprat penale ”falsifikim dokumentesh” dhe “dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Në kërkim është shpallur dhe një person i katërt me inicialet L.M.

Dyshohet se të sipërpërmendurit kanë dërguar drejt Italisë disa minorene me premtimin se do t’i bënin modele, por që më tej i trafikonin për shfrytëzim prostitucioni. Vajzat përzgjidheshin nga zonat e thella dhe me probleme ekonomike.

Për të akuzuarit  Prokuroria për Krimet e Rënda ka nxjerrë vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda për masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale të “Trafikimit të të miturve, për shfrytëzim prostitucioni”.

/Marsilda Qerreti/ 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar